Mali i Zi i vendosur për anëtarësimin në NATO – Video

January 21, 2010   | Shtypi / Mediji

Millo gjukanovic_Hillari KlintonKryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç thotë se vendi i tij do të punojë shumë për të ndjekur rrugën drejt një antarësimi të mundshëm në aleancën e NATO-s.
Zoti Gjukanoviç i bëri komentet pas takimit dje këtu në Uashington me Sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton në kuardin e një vizite tre ditore në Shtetet e Bashkuara.
Kryemintri tha se Mali i Zi po kërkon zbatimit e Planit të Veprimit për Anëtarsim në NATO, përmes së cilit aleanca përgatit vendin për një anëtarësim të mundshëm.
Ai tha se Mali i Zi do të punojë që të përmbush të gjitha detyrimet për tu anëtarsuar në NATO duke përfshirë këtu forcimin e sundimit të ligjit.
Sekretarja Klinton u zotua për përkrahjen e Shteteve të Bashkuara që Mali i Zi të bëhet pjesë e pandarë e bashkësisë euroatlantike.
Zonja Klinton po ashtu vlerësoi përpjekjet e Malit të Zi për të siguruar stabilitetin në Ballkan dhe për dërgimin e trupave të tyre në Afganistan.

VAO
YouTube Preview Image