Fiket”Koha javore”, gazeta e vetme në shqip në Malin e Zi në Internet – Video

  • Digg
  • Mixx
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • StumbleUpon
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • Print
January 22, 2010   | Shoqëria / Društvo
Partager

fundi i kohes javore FiketKoha javore”, gazeta e vetme në shqip në Malin e Zi në Internet   VideoGazeta e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “ Koha javore” Fiket ne faqe të Internetit
“Ky është një vendim i ndieshëm që do të ndikojë negativisht në informimin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe mund të nxisë reagime të ndryshme në opinionin shqiptar. Njëherësh , ky vendim bie në kundërshtim të gjitha Ligjet ndërkombëtare mbi të drejtën e informimit në gjuhën amtare si dhe në kundërshtim me Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave dhe me Kushtetutën e Malit të Zi”.
Ky reduktim i gazetës “Pobjeda” dhe i krizës financiare me të cilën po ballafaqohet kjo kompani, në bazë të propozimeve të dala mbi masat e kursimit dhe racionalizimit.
Presim nga Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi ,që në emer të mergates shqiptare në tere boten që e vlerëson të papranueshëm dhe kërkon nga ajo që Gazeta e vetme në gjuhën shqipe në Malin e Zi “ Koha javore”mos të Fiket ne faqe të Internetit
Ky është diskriminim dhe mohim  i  të drejtave të shqiptarëve për  t’u  informuar në gjuhën e vet amtare, ashtu siç parashihet me Kushtetutë, Ligjin mbi Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe Pakicave, me  standardet  ndërkombëtare të shoqërive multietnike  dhe nuk shkon në  favor të  përmbushjes të   standardeve të Malit të Zi për t’u integruar në Bashkësinë e Shteteve Europiane.
Gazeta “Koha javore” u themelua nga Parlamenti i Malit të Zi  më 20 qershor 1999. Andaj  mbetet që   përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Kuvendin  e Malit të Zi, Këshilli Nacional i Shqiptarëve, Ministria për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave të reagojnë konform ligjeve ndërkombëtare në mbrojtjen e të drejtës më  themelore të shqiptarëve në Mal të Zi, siç është e drejta për informim në gjuhën amtare.
Duhet cekur që  për shkak të “mungesës së mjeteve financiare”,  siç thon autoritetet e  Pobjedës, u mbyll  veprimtaria botuese e revistës “Koha” në Internet.
YouTube Preview Image

3 

  1. Anamalsja on Sat, 23rd Jan 2010 00:06 

    kursim dhe racionalizim mua me Kohen Javore e pasken gjete te bejne keto te “pobjedes”!!???

  2. humanisti on Sat, 30th Jan 2010 15:58 

    Anamalse,ky diskriminim dhe mohim i të drejtave të shqiptarëve për t’u informuar në gjuhën e vet amtare,nuk vjen nga Pobjeda,por nga kabineti i kryetarit te komunes se Ulqinit i cili ka kohe(se ai ska pune tjera) te merret me perkthimin e Kohes Javore dhe ate e percjell ne Pobjeda,per ti treguar keti regjimi se shqiptaret e vecenarisht redaksia e Kohes Javore kinse punon kunder interesave se keti regjimi dhe te Malit te Zi.
    Eshte viti 2010 dhe eshte mire te dihet se kush dhe pse, punon haptas kunder shqiptareve per poena shum te uleta politike,dhe kete do ti propozoja redaksise se Kohes Javore qe te dalin haptas me komunikate(se ata e dine kush punon haptas kunder tyre)dhe kjo ti tregohet popullit.
    pershendetje

  3. Anamalsja on Sat, 6th Feb 2010 17:33 

    Flm humanisti per pegjegjen e dhene.Doemos qe koha Javore punon kunder interesave te regjimit te Malit te Zi perderisa ju thote te verteten ne sy.nje fjale urte thote e verteta dhemb shume.
    Per mua Koha Javore online ka qen dicka qe e kam lexua me shume deshir ketu nga gyrbeti.
    “Por mbasi kabineti i kryetarit te komunes qenka aq shume i ngarkuar me pune” skemi cka te bejme,ndoshta nje dite ne te ardhmen e afert…

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.