“Të mirat detare” vetëm premtojnë e pak realizojnë

January 23, 2010   | Shtypi / Mediji

Forca_logoPërfaqësuesit e partisë opozitare ne komunën e Ulqinit, Forca e Re Demokratike, Forca, e ftoi sot ndërmarrjen “Të Mirat Detare” nga Budva, që të mos i dezinformojë banorët e Ulqinit me premtimet për investime të cilat shpesh janë shumë të vonuara ose nuk realizohen fare, gjë që shpesh herë qytetarët e kësaj komune i bën ti injorojnë ato. ”
Territori i cili u siguron më shumë se 50 përqind të veprimtarisë suaj, ju i kushtoni vetëm vëmendje për media dhe këtë vetë një herë në vit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Forcës së Re Demokratike.
Nga kjo parti gjithashtu u kumtua se rikujtojnë se përfaqësuesit e “Të Mirave Detare”, tradicionalisht në të njëjtën kohë vizitojnë Ulqinin, duke paralajmëruar investime të mëdha dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim me komunën.
Përfaqësuesit e “Të Mirave Detare”, siç thuhet në kumtesë, kohë më parë paralajmëruan përfundimin e njërës nga investimet më të mëdha, investim ky i cili premtohet çdo vit para fillimit të sezonit turistik.
Nga kjo parti konsiderojnë se përfaqësuesit e “Të mirave Detare” as kësaj rralle nuk kaluan pa u vurë re, por shkaktuan pakënaqësi tek banorët sepse harruan të vizitojnë bregun e lumit Buna, breg ky i cili poashtu është nën përkujdesjen e tyre, thuhet në kumtesën e partisë Forca e re demokratike, Forca nga Ulqini.

RTCG

1