Adelina Ismajli: Kam vendosur te merrem me politike

January 24, 2010   | Lajmet / Vijesti

Adelina IsmajliNdërsa mbante dy fletëthirrje gjyqi në dorë, para se të kapërcejë pragun e gjykatës, Adelina Ismajli sheh edhe njëherë orën. 08:55. Fiks pesë minuta para se të niste procesi gjyqësor ku ajo në rolin e paditëses ka paditur një të përditshme, ka kaluar portën e gjykatës dhe është drejtuar në zyrën e gjyqtares së çështjes, shoqëruar nga avokati i saj shqiptar dhe menaxheri kosovar. 10 minuta më vonë, pasi Ismajli ka dhënë gjenealitetet në seancën gjyqësore dhe pasi ka pranuar se do përfaqësohej në gjykim nga avokati është mbyllur seanca gjyqësore, pas pretendimit të Ismaljlit që do i qëndronte kërkesë-padisë. Pak çaste më vonë, Ismajli pohoi se nuk kishte ndëmend të prononcohej për mediat duke u larguar me të shpejtë nëpër shkallët e gjykatës, ndërsa brenda pak minutash në një nga bar-kafet pranë Gjykatës së Tiranës, ndërroi tërësisht qëndrimin për mediat duke u prononcuar jo vetëm për procesin gjyqësor por edhe për projektet e saj muzikore dhe planin për t’u marrë me politikë. Natyrisht pa harruar të përmendte herë pas here me krenari të tepruar se ishte: Adelina Ismajli.
Ju keni disa përvoja të mëparshme gjyqësore me mediat në Kosovë, cili është raporti i humbjeve dhe fitoreve të tua në gjykatë?
Jam personi i parë që kam fituar procese gjyqësore ndaj dy mediave të fuqishme kosovare.
Të dalim pak nga tema e gjyqit, cilët janë zhvillimet e tua në fushën e muzikës por edhe më gjetkë?
Po punoj për një videoklip i cili del shumë shpejt. Kam ndërmend të merrem me politikë.
Me politikë? Mos po ndjek shembullin shqiptar të Çiljetës? Në cilin krah të politikës do angazhohesh?
Unë nuk kopjoj askënd. Nuk angazhohem në asnjë krah të politikës, qoftë djathtas, qoftë majtas. Nuk ndjek as shembullin e Çiljetës që u përfshi në Partinë e Demoktarike Shqiptare dhe as Çiçolinës dikur, që e afroi në politikë Berluskoni. Thashë që unë jam Adelina Ismajli dhe do bëj partinë time.
Pak kohë më parë u përfolët për imitimin e një tjetër këngëtareje në veshjen tuaj te “Kënga Magjike”, si është e vërteta e kësaj?
Në youtube kanë bërë shumë komente fyese në adresën time në internet. U detyrova të merrja një inxhinier informatike për të zbuluar IP (numrat personalë) e kompjuterëve nga ishin shkruar. Doli që ishin adresat e katër këngëtarëve pjesëmarrëse në të njëjtin eveniment të këngës.

Panorama Plus

YouTube Preview Image