Millo Gjukanoviq: Mesazh inkurajues nga SHBA – Video

January 24, 2010   | Shtypi / Mediji

Millo Gjukanoviq _Universiteti Xhon HopkinskNë kuadër të vizitës zyrtare në SHBA kryeministri i Malit Te Zi Millo Gjukanoviq mbajti një ligjëratë në Qendrën për marrëdhëniet transatlantike në Universitetin Xhon Hopkinsk lidhur me integrimet evro-atlantike të Malit të Zi.
Gjukanoviq theksoi se gjatë takimeve të djeshme me nënpresidentin e SHBA Xhozef Bajden dhe sekretaren e shtetit Hillari Klinton ka marr mesazhe shumë inkurajuese për Malin e Zi.
Mesazhi i Administratës amerikane për kryeministrin Gjukanoviq ishte unik – Mali i Zi mund të llogarisë në mbështetjen e plotë të SHBA-ve drejtë anëtarësimit në NATO dhe UE.
Zyrtarët amerikanë i ofruan ndihmë pushtetit malazezë edhe për vendosjen e shtetit juridik gjë që është parakusht për përparim të mëtejmë në integrimet euroatlantike .
Siç theksoi Gjukanoviq pas takimit me zonjën Klinton dhe ligjëratës në Universitetin Xhon Hopkins është i gatshëm që ti plotësojë obligimet e veta në kur është fjala për përparimin e pushtetin e të drejtës.
Jemi të vetëdijshëm për problemet që i kemi dhe jemi të gatshëm që me përgjegjësi ti zgjidhim ato , duke besuar se vizionin tonë të anëtarësimit në NATO dhe UE do ta realizojmë me plotësimin e standardeve të cilat do ta kualifikojnë Malin e Zi për pjesëmarrje në këtë shoqëri të zgjedhur, theksoi Gjukanoviq.
Kryeministri Gjukanoviq, siç është paralajmëruar do të takohet sot edhe me drejtorin e Bankës botërore Robert Zelik dhe drejtorin e Fondit monetarë ndërkombëtare Shtraus Kan.
Gjatë këtyre bisedimeve do të dominojnë çështjet ekonomike dhe aranzhmani eventual i Malit të Zi me Fondin monetarë ndërkombëtarë.
Gjukanoviq po ashtu do të takohet edhe me guvernatorin e shtetit Merilen Martin O Meli.

RTCG


http://www.voanews.com/MediaAssets2/russian/2010_01/milo-djukanovic-intervju.flv