Në Ulqin së shpejti mund të presim fillimin e punimeve të banesave që do të ndërtoheshin nga Fondi i sindikatave për ndërtim dhe Komuna e Ulqinit

January 25, 2010   | Lajmet / Vijesti

Gezim Hajdinaga_Svetozar Bullatovic_Shefki Keko Lamovic_Nazif Hoxhiq

Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij pritën sot në një takim pune z.Svetozar Bullatoviq, Drejtor i marketingut i Fondit republikan të sindikatave për ndërtim dhe z. Shefki Keko Lamoviq, Kryetar i sindikatave të Ulqinit.
Në takim u bë fjalë  për aktivitetet e Fondit në ndërtimin e banesave për punetorët e kolektiveve të ndryshme, me çmime tejet të arsyeshme.
U tha që i tërë aktivitetei zhvillohet në koordinim ndërmjet Fondit dhe Komunës, si palë e interesuar.

Ky akcion është zhvilluar në shumë qytete të Malit të Zi.

Kryetari Hajdinaga duke vlerësuar një hap të tillë u shpreh i gatshëm që edhe Ulqini të përfshihet në projekte të këtilla të levërdishme, dhe me vlera, veçmas për ato të cilët në asnjë mënyrë nuk munden të zgjidhin problemin e  strehimit.
Ai autorizoi Sekretarin për Urbanizëm që sa më parë të punohet në sigurimin e dokumentacionit projektues dhe i njëjti t’i ofrohet Kuvendit për miratim.
Në takim siç u tha komunës, e cila do të siguronte truallin për ndërtim dhe do të lironte investuesin që në këtë rast është Fondi, nga taksat komunale do ti takonin 30 përqind e banesave.
Ju, rikujtojmë që nisur nga qytetet e tjerë ku po aplikohet projekti në fjalë,  çmimi i banesës për metër katrorë shkon nga 592 euro në Pogoricë respektivisht 560 euro në Plevle, deri në 850 euro në Budve.

Municipality of Ulcinj / Ulqin


http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv