Mbledhja e kryesisë së PPD-së – Video

January 29, 2010   | Politika

logo_ppdShërbimi për informim i Partisë së Prosperitetit Demokratik njofton se Këshilli drejtues mbrëmë mbajti mbledhjen e radhës për të analizuar realizimin e programit vjetor të punës të shpalosur më herët nga kryetari i Partisë dhe të miratuar nga Këshilli Qendror i PPD-së.

Në mbledhje u vlerësua si pozitive përpjekja maksimale e partisë që të zbatojë statutin dhe programin e vet si parti nacionale, e cila gjë mjerisht nuk ndodh me numrin më të madh të subjekteve tjera nacionale shqiptare.

Kryesitë e këtyre partive janë jashtë mandatit partiak të tyre, sepse nuk takohen për të mbajtur mbledhje pune as kuvende zgjedhore, thuhet në kumtesë dhe theksohet se këtë krizë të brendshme partiake ato mundohen ta fshehin duke shkaktuar huti në popull.

Kryesia vlerësoi se pikërisht respektimi i statutit dhe i programit ka bërë që politika e PPD-së të jetë autoriale dhe e pandikuar nga të tjerët.

Kryesia miratoi kërkesën e kryetari të partisë, zotit Ali Rexha dërguar Ambasadës amerikane në Podgoricë për përdorimin edhe të gjuhës shqipe gjatë komunikimit në këtë ambasadë.

TVCG
YouTube Preview Image

2