Gëzim Hajdinaga vazhdon aktivitetet e realizimit për hapjen e kolexheve të huaja në Ulqin

February 3, 2010   | Lajmet / Vijesti

gezim-hajdinaga_tiranKryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga ka vazhduar aktivitetet dhe takimet zyrtare me qëllim të realizimit të idesë për hapjen e kolexheve  të huaj në Ulqin
Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga u takua në Tiranë me Drejtorin e përgjithshëm të Kolexheve turke z.Numan Gylem dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u bë një sublimim i të gjitha aktiviteteve të deritanishme dhe u vlerësua angazhimi permanent i kryetarit të Komunës së Ulqinit në realizimin e idesë për hapjen e një kolexhi bashkohorë evropian turk edhe në Komunën e Ulqinit.
Pas një takimi të hapur dhe tejet miqësore u la që Kryetari Hajdinaga të inicojë një takim me zyrtarët e lartë republikan për çështje të arsimit në Mal të Zi të cilët do të jepnin pëlqimin për hapjen e dy kolexheve të niveleve të ndryshme në Podgoricë dhe Ulqin të cilët do të ishin të gatshëm që të fillonin nga puna në vitin e ri shkollore 2011.
Rrjeti i kolexheve turke nëpër botë është shumë i madh. Në ta angazhohen  mësimdhënës me grada të larta shkencore nga vende të ndryshme të botës, ambientet ku zhvillohet aktiviteti mësimore janë tejet bashkohorë.
Në kolexhin turk që vepron në qytetin e Shkodrës mësimet të cilat zhvillohen në gjuhën angleze i ndjekin një numër i madh i të rinjve nga qyteti ynë dhe interesimi është gjithnjë e në rritje.
Krahas kësaj strukturat udhëheqëse komunale janë në kontakt edhe me përfaqësuesit e kolexhit austriak.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
YouTube Preview Image