Telegram ngushllimi: Presidentit të republikës së Kosovës z. Fatmir Sejdiu

February 3, 2010   | Rajoni / Region

Ndarja nga jeta e kryetarit të komunës së Istogut Fadil FeratiKËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 06 / 10

Ulqin, më  02. 02. 2010

Telegram ngushllimi

PRESIDENTIT  TË  REPUBLIKËS  SË  KOSOVËS

Z. FATMIR SEJDIU

I nderuar z.President,

Lajmin  e ndarjes  nga jeta të z. Fadil Ferati, e pritëm me pikëllim të thellë.

Prandaj me këtë rast në  emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi , Ju shprehim ngushllimet  tona  të sinqerta , për humbjen e nënkryetarit të LDK-së, kryetarit të komunës së Istogut, dhe njërit prej bashkpunëtorëve Tuaj të ngushtë .

Ndarja nga jeta e z. Ferati është  një humbje e madhe për familjen e tij  në radhë të parë , për LDK-në, komunën e Istogut dhe qytetarët e saj, dhe për Kosovën për të cilën luftoi e punoi  me devotshmëri deri në çastet  e fundit të jetës.

Duke ndarë dhembjen me Ju për humbjen e këtij burri të madh të Kosovës, urojmë që idealet e të ndjerit  Fadil Ferati të bëhen realitet.

Me nderime,

K RYETARI,

Tahir Tahiri d.v

http://video.kosovapress.com/repository/videos/010210_libri_i_zise_per_fadil_feratin.flv