Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit hedh poshtë me indinjatë si të pabazë,kumtesën e z. Genci Nimanbegut

February 5, 2010   | Lajmet / Vijesti
gezim-hajdinaga_ulqinKabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit hedh poshtë me indinjatë si të pabazë, tendecioze dhe dashakeqe kumtesën e z. Genci Nimanbegu të publikuar në medija.

Ky ekspert i gjithëanshëm këtë rradhë paraqitet si mbrojtës i informimit, por nga ajo që shkruan shihet qartë se ai dhe mentorët rreth tij nuk kanë lidhje me informimin dhe aq më pak me informimin shqip.

Është për tu habitur dhe për të ardhur keq sesi mundohet të vërtetojë të pavërteten që gjoja Kabineti i Kryetarit merret me përkthimin e gazetës Koha Javore dhe të njejtën e dërgon në adresë të udhëheqësisë së Pobjedës.

Z.Nimanbegu në kumtesën e tij fillimisht, njofton opinionin me letrën që i ka dërguar Kryetarit të bordit drejtues të Pobjedës dhe në këtë mënyrë tenton që gjoja problemin ta bëjë publik dhe të jetë ai që do të marrë meritat për shpëtimin e Kohës Javore.

Që habia të jetë  më e madhe, ai ndryshe komunikon me z Sekuliq, ndryshe me Kryeredaktorin e Kohës dhe ndryshe me opinionin.

Me të tilla veprime vështirë se do ti besojë ndokush shpëtimtarit të   Kohës nga ’’kthetrat’’ e Kabinetit të Kryetarit të Komunës.

I bëjmë me dije z. Nimanbegu dhe njërëzve përreth tij që Kryetari Hajdinaga, si udhëheqës i lartë i një subjekti shqiptarë e më pas si anëtarë i Qeverisë së Malit të Zi, ka dhënë një ndihmesë të pashlyeshme për informimin shqip dhe veçmas për Kohën Javore, e që vazhdon të angazhohet për një informim korrekt dhe të paanshëm.

Z. Nimanbegu, e dijmë që do të dëshpëroheni, por e vërteta është një!

Kabineti i Kryetarit Hajdinaga as është marrë e as që e ka ndërmend të merret me përthimin e gazetës Koha Javoje.

Por ti dhe mentorët rreth teje e dijnë që kabineti përcjell krahas të tjerave edhe shkrimet që kanë të bëjnë me aktivitetet që zhvillon Kryetari dhe varësisht informimit reagon kur e sheh të udhës.

Një gjë e tillë  ka ndodhur edhe me gazetën në  fjalë të datës 14 janar 2010 ku është përcjellur në mënyrë integrale deklarata e Ministrit të Rregullimit Hapsinorë në të cilën ai ndër të tjera thotë ,, që tenderi për Plazhin e madh ka dështuar edhe për shkak të mospërkrahjes së komunitetit lokal, ndërkohë që titulli në gazetë ka dalur ,,Kritika dhe pushtetit lokal,, (ne e dijmë që kjo të shkon ty përshtati) por, në këtë tekst kemi reaguar sepse ti duhesh ta dijshë që dallimi ndërmjet komunitetit lokal dhe pushtetit lokal është i madh.

Kjo ka qenë vërejtja e vetmja e jona më cgjë kemi njoftuar udhëheqësinë  e Pobjedës e që ne takimin e përbashkët me Kryeredaktorin e Kohës Javore është pranuar se është përvjellur gabimi që nuk do të përseritet.

Kjo juve ju duket shkelje e lirisë së shtypit dhe tentativë për të mbyllur Kohën Javore?!

Po ti z Nimanbegu në  çgjuhë keni komunikuar me zotin Sekuliq?!

Me të tilla gjera bini shumë poshtë si njeri dhe si deputet.

Këtë, jemi të sigurtë  që e kupton i tërë opinioni i gjerë dashamirës i fjalës së lirë.

Kabineti i Kryetarit të Komunës së Ulqinit ka biseduar shtruar me Kryeredaktorin e Kohës për të gjitha çështjet dhe bashkarisht jemi pajtuar për një bashkepunim të frytshëm, korrekt dhe në interes të opinionit te gjere.

Andaj, jemi të sigurtë që edhe Kryeredaktorit të Kohës nuk i  duhen dhe nuk i nevojiten mbrojtës siç jeni ju, sepse ai e din dhe është i vetëdijshëm se me këtë, jo vetëm që nuk përfiton askush por pëson opinioni i gjërë për të cilin është dhe i dedikohet Koha Javore.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
YouTube Preview Image

6