Genta Ismajli prapë me producent të huaj

February 6, 2010   | Lajmet / Vijesti

Genta IsmajliKëngëtarja Genta Ismajli ka realizuar përsëri një këngë në gjuhën angleze e cila titullohet “Idolize”. Sipas këngëtarës kjo “është fenomenale dhe mund të dëgjohet shumë shpejt edhe për dëgjuesin shqiptarë”. Producenti i ri i këngëtarës është Boy Rekless dhe menaxheri i këngëtares pritet që të tregoj për krijmin e ri të saj. Ndryshe, Genta është duke qëndruar në SHBA për realizimin e kësaj kënge, dhe mësohet se ajo është duke kaluar kohë edhe me familjen e saj. Genta kishte realizuar edhe një këngë më parë të këtij stili, e cila ishte quajtur “Planet Me”, por megjithatë kënga nuk kishte pasur suksesin që kishte menduar këngëtarja dhe nuk ishte shitur sa duhet në iTune. Kënga “Planet Me” ishte realizuar në bashkëpunim me producentet dhe muzikantën Kara DioGardi, e cila njihet për këngët që u ka punuar disa këngëtarëve amerikanë.

YouTube Preview Image

2