Nimanbegu: Koalicioni qeverisës heq të drejtat e arritura të shqiptarëve – Video

February 6, 2010   | Politika

Genci Nimanbegu_Forca e rePartitë politike parlamentre shqiptare, hiq Unionin Demokratik të Shqiptarëve që merr pjesë në qeverinë malazeze, Forca e Re Demokratike – Forca, Lidhja Demokratike në Malin e Zi dhe Lista shqiptare – Perspektiva e quajnë të papranueshëm propozimin e grupit punues për harmonizimin e ligjit zgjedhor me Kushtetutën.
Nënkryetari dhe deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu, në mbrëmjen e së premtes deklaroi për media se propozimi i mazhorancës që “partive të pakicave , të cilat në strukturën e përgjithshme të popullsisë marrin pjesë prej 2 deri në 13 për qind, u takon nga një mandat nëse nuk e tejkalojnë pragun natyror prej 4 mijë votash”.
Sipas tij, koalicioni qeverisës dëshiron të heqë të drejtën e shqiptarëve për pesë mandatet e garantuara në parlament, meqë në zgjedhjet e vitit 2009 ka pësuar humbje bindëse në njësinë e posaçme zgjedhore.
Nimanbegu thotë se Forca angazhohet për të drejtat dhjetëvjeçare të realizuar me ligjin zgjedhor, mbi bazat e së cilit zgjidhen pesë mandate nga zona zgjedhore shqiptare.
Këtë qëndrim e mbrojnë edhe dy deputetët tjerë shqiptarë, Mehmet Bardhi dhe Amir Hollaj.
Ndërkaq, bashkërenduesi i grupit punues për harmonizimin e Ligjit të ri zgjedhor me Kushtetutën, Miodrag Vukoviq, siç ka njoftuar KosovaLive,  deklaroi të premten se është optimist se ky trup deri më 5 shkurt do ta përfundojë këtë obligim, i cili duhet të miratohet në parlament më 30 prill.
Deputetët shqiptarë thonë se deri në vitin 2006, kur u shpall Mali i Zi shtet i pavarur edhe u miratua kushtetuta, ”ka qenë në rregull zona zgjedhore shqiptare me pesë mandate”, por tash shumicës nuk i lypsen votat e partive nacionale të shqiptarëve, meqë “janë kryer punët madhore”.

Koha Net


Shqiptarët në Mal të Zi humbin njësinë e tyre zgjedhore 2010