Kumtesë për Opinion: Për mandatet e garantuara të Shqiptarëve – Video

February 9, 2010   | Shoqëria / Društvo

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr. 09 / 10

Ulqin, më 09. 02. 2010

KUMTESË PËR OPINION

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, modelin e pranuar të forcave të bashkuara politike të pozitës dhe një pjese të opozitës, në lidhje me përfaqësimin autentik të popujve pakicë, në këtë rast konkretisht popullit Shqiptar, që e parasheh Malin e Zi si një njësi zgjedhore, por tani pa mandatet e garantuara për Shqiptarët, të zgjedhur prej vitit 1998 në vendvotimet e posaçme për shqiptarët, me vendim të Kuvendit të Malit të Zi, e përjeton si të dobët e keqdashës dhe paraqet një hap prapa kur janë në pyetje të drejtat e Shqiptarëve, sepse mohon të drejtat e tyre të arritura .

Konsiderojmë që një zgjidhje e tillë, e pranuar nga shumica e trupit punues kundër vullnetit të përfaqësuesve legjitim të Shqiptarëve është në kundërshtim me përcaktimet Kushtetuese të cilët garantojnë përfaqësimin autentik dhe në kundërshtim me përfundimet e Kuvendit të Malit të Zi për përfaqësimin autentik të shqiptarëve.

Këshilli Nacional i Shqiptarëve përkrah në tërësi dhe pa asnjë razervë qëndrimin dhe kërkesat e deputetve shqiptarë , si dhe të subjekteve politike Shqiptare në Malin e Zi, dhe qëndron fuqishëm në mbështetje të kërkesave të tyre legjitime.

Rreth tërë kësaj çështje lidhur me propozimin e lartëpërmendur për Ligjin e ri zgjedhorë të cilat i konsiderojmë të pa pranueshme, momenti i vetëm që gëzon sa i përket KNSH-së është fakti se të gjithë Deputetët Shqiptarë por dhe subjektet politike Shqiptare janë unik në kërkesën, se nuk ka kthim prapa sa i përket të drejtave të arritura për Shqiptarët.

Prandaj duke qenë jetësisht të interesuar që të drejtat e arritura për Shqiptarët asnjiherë të mos vehen në dyshim, ftojmë institucionet relevante në Mal të Zi por dhe faktorin ndërkombëtarë , që në vepër të tregojnë se respektojnë principet demokratike dhe se vërtet janë të përcaktuar për ndertimin e një shoqërie demokratike në të cilën popujt pakicë, autokton dhe të tjerë,do gëzojnë të drejta të plota njerzore e kombëtare.

Kryetari ,
Tahir Tahiri


Shqiptarët në Mal të Zi humbin njësinë e tyre zgjedhore 2010