Gjukanoviq: Vendimi për marrëdhëniet me Kosovën nuk është i ri

February 10, 2010   | Rajoni / Region

Milo ?ukanovi?Kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, ka deklaruar se vendimi për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Malit të Zi dhe Kosovës është sjellë në pajtim me interesat kombëtare të Malit të Zi dhe të gjithë rajonit.
“Ky nuk është vendim i ri, por prej vitit 2008 kur ministria e Jashtme mori udhëzime që të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Prandaj, na ka habitur reagimi i ashpër i një pjese të opinionit në Serbi”, ka thënë Djukanovic për mediat e Beogradit.
Ai ka theksuar se Mali i Zi ka shfaqur “ndjeshmëri” sepse nuk ka shpejtuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

REL