Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli takohet me homologun malazez Ranko Krivokapiç:”Shqipëria dhe Mali i Zi, progres të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE – Video

February 10, 2010   | Rajoni / Region

Jozefina Topalli _Ranko Krivokapic“Mes Malit të Zi dhe Shqipërisë ekziston  një model bashkëpunimi dhe dialogu  i shkëlqyer. Në këtë frymë nisi sot takimi mes Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetarit  të Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç
Kryetarja e Kuvendit shprehu bindjen se kjo vizitë e nivelit të lartë, nxit më tej raportet e bashkëpunimit mes dy vendeve, në frymën e prespektivës së përbashkët evropiane.
Jozefina Topalli _Ranko Krivokapic.1Të dy kryetarët e Kuvendeve ndanë të njëjtën ide se Shqipëria dhe Mali i Zi , duhet të nxisin njëri tjetrin drejt qëllimit të përbashkët, anëtarësimit në BE.
Kryetarja e Kuvendit e shoqëruar në këtë takim nga dy nënkryetarët e Kuvendit Adrian Turku dhe Nasip Naçe, i drejtoi homologut malazez urimet  më të mira për miratimin e liberalizimit të  vizave  si dhe shprehu bindjen se në fillim të korrikut, edhe shqiptarët do të përjetojnë këtë arritje të madhe të integrimit evropian.
Në këtë pikë, Kryetarja e Kuvendit theksoi se parlamenti, qeveria, dhe të gjitha institucionet e shtetit shqiptar, kanë punuar seriozisht në arritjen e standarteve  të kërkuara nga BE.
Kryetarja e Kuvendit  vuri në dukje shpërndarjen masive të pasaportave biometrike, projektin për dixhitalizimin e sigurisë së kufijve dhe miratimin e paketave ligjore për integrimin evriopian.
Kryetarja e Kuvendit bëri me dije homologun malazez, se administrata shqiptare është angazhuar plotësisht për t’iu përgjigjur në një kohë rekord dhe sa më saktë, Pyetsorit të BE.
Kryetari I Parlamentit të Malit të Zi tha se vendi i tij është i gatshëm të ndajë me Shqipërinë eksperiencën për integrimin në BE, sikurse shprehu kënaqësinë që Shqipëria të ndihmojë vendin e tij, për anëtarësimin në NATO.
Duke u ndalur në situatën politike në Shqipëri, Kryetari i Parlamentit malazez, tha se jeta demokratike e një vendi dëmtohet nga bojkoti.
“Unë jam i bindur që opozita është e ndërgjegjshme që duhet të kthehet në Pralament për të bërë punën e saj , të përfaqësojë votuesit, të kontribuojë në reformat për liberalizimin e vizave, përndryshe ajo është jashtë loje, duke mos kryer funksionin e sajJozefina Topalli _Ranko Krivokapic.2
Bojkoti është një gabim që i kushton çdo partie politike dhe që duhet mësuar prej tyre. Ata e dinë që duhet ta ndalin bojkotin”.
Më tej biseda mes dy kryetarëve të parlamenteve u përqëndrua në projeket e zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, ku veçanërisht u trajtua projekti madhor për liqenin Shkodrës dhe lumin e Bunës, si projekt me interesa të jashtëzakonshme për të dy vendet.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se prioritet I punës së dy parlamenteve duhet të jetë lobimi për projektet me interes të përbashkët në nivel rrajonal.

Parlamenti i Shqiperis

VIDEO BalkanWeb
http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/Video/1956.flv