Pas Kroacisë, edhe Mali i Zi në BE

February 10, 2010   | Shoqëria / Društvo

Jean Asselborn montenegroMali i Zi do të jetë vendi i parë pas Kroacisë që do të bëhet anëtar me të drejta të plota në BE, deklaroi zëvendëskryetari i qeverisë dhe ministri për Punë të Jashtme i Luksemburgut Jean Asselborn.
Ai theksoi se Mali i Zi duhet të bëjë edhe disa hapa para hyrjes në BE dhe është optimist, pasi progresi shihet në të gjitha segmentet e shoqërisë, raportoi Televizioni i Malit të Zi.
Asselborn për të përditshmen “Pobjeda” konstatoi se Komisioni Evropian po analizon përgjigjet e Malit të Zi dhe në këtë vit do të jetë i gatshëm opinioni.
“Besoj se këto procedura do të vazhdojnë normalisht dhe shumë shpejt do të ketë progres”, tha Aselborn.
Megjithatë, shtoi ai, shumë më e rëndësishme se afatet është procesi i reformave, veçanërisht në sistemin gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Kriteret e Kopenhagës duhet të arrihen.
Të jemi të durueshëm dhe optimistë”, tha Asselborn. Ai shpjegoi se BE do të vlerësojë përparimin individual të kandidatëve, por anëtarët e Unionit kur të vendosin, do të kenë parasysh gjithë rajon.
Asselborn nuk beson se Mali i Zi mund të jetë peng i gjithë rajonit, por gjithashtu paralajmëron se bashkëpunimi në Ballkan duhet të rifreskohet.

Koha Net