Elvana justifikohet përpara Sonit

February 11, 2010   | Lajmet / Vijesti

Elvana Gjata_Soni MalajSoni Malaj, në kohën që kishte një lidhje dashurie me Flori Mumajesin, u bë shoqe goxha e mirë me Elvana Gjatën. Ishte pikërisht Flori, ai i cili i bashkoi dy këngëtaret. Por është sërish Flori, ai që i ndau. Sipas gojëve të liga, kur Flori u nda me Sonin, gjeti ngrohtësi në krahët e Elvanës, gjë në fakt që u mohua dhe vazhdon të mohohet prej të dyve. Megjithatë, këto thashetheme duket se i ftohën mjaft marrëdhëniet ndërmjet Elvanës dhe Sonit. Por, ja që vajzat janë takuar në një ambient së bashku. Kurse tani Elvana shfaqet duke i shpjeguar diçka Sonit. Ndoshta flasin pikërisht për motivin e lartpërmendur?!

Bluetooth

YouTube Preview Image