Shpati është mashkulli më seksi në botë

February 13, 2010   | Lajmet / Vijesti

Aferdita Dreshaj_Shpat KasapiViti i kaluar ishte viti i suksesit të Afërdita Dreshajt edhe si këngëtare, ndërsa tani ajo thotë se është duke përgatitur albumin e ri dhe po ashtu edhe një viedoklip të ri, kurse do të ketë edhe një bashkëpunim me të fejuarin saj Shpat Kasapi.
Jam në përgatitje të albumit të ri, i cili do të dalë në verë të këtij viti. Po ashtu jam në përgatitje të një videoklipi që do të dalë së shpejti…
Do të kem një bashkëpunim të bukur me këngëtarin e bukur, këngëtarin e mirë, këngëtarin e mirënjohur Shpat Kasapi…
Derisa e konsideron Shpatin si mashkullin më seksi në botë, Afërdita thotë se nuk do t’ia falte kurrë tradhtinë.
“Shpati është mashkulli më seksi. Sa herë e takoj, do të doja të rrija më të për shumë, shumë net… Tradhtinë! Nuk besoj se do ta falja kurrë”, shprehet ajo.
Ndërsa e pyetur për gjërat të cilat nuk do të guxonte t’i bëjë asnjëherë në jetë, bukuroshja përgjigjet: “Nuk do të guxoja të tradhtoja, të gënjej e as të pozoj nudo”.

Bluetooth

YouTube Preview Image

2