Shota Baraliu: Nuk jam e dashuruar

February 15, 2010   | Lajmet / Vijesti

Shota Baraliu .6Shota Baraliu është një nga këngëtaret dhe aktoret e njohura nga Kosova. Në intervistën në vijim zbulon disa nga planet e saj, tregon për jetën e saj private, si dhe bën publike emrin e këngës së fundit.

Shota, keni marrë pjesë në “Këngën Magjike” me këngën “Adonis” por nuk morrët çmim. U ndieve e zhgënjyer?

Të them të drejtën më e rëndësishme për mua ishte pjesëmarrja, çmimin e mora me të hyrë në gjysmë finale dhe pikërisht për këtë nuk u ndieva e zhgënjyer.

Ishte hera e parë që u paraqitët në një festival të tillë. Si u pritët nga publiku Shqiptar?

Shota BaraliuPo është e vërtetë, që është hera e parë që marrë pjesë në një festival, dhe dola mjaft e kënaqur që ma pëlqeu këngën publiku shqiptar. Besoj se edhe ata janë të kënaqur me performancën time. Dhe iu premtoj që gjithmonë do ketë risi për ta.

Gjatë kohës që qëndruat në Shqipëri ju realizuat videoklipin e kësaj kënge. Ishte hera e parë që bashkëpunuat me një produksion shqiptar?

Ishte koha e finales së “Këngës Magjike” ndaj shfrytëzova rastin të bëja klipin, dhe të them të drejtën dola mjaft e kënaqur me punën që bëri Bledi dhe kjo nuk do jetë hera e fundit që do të bashkëpunoj me “MAX production”.

Di që ke marrëdhënie shumë të mira me kolegët e tu si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ke ndonjë miqësi të afërt me ndonjërin prej tyre?

Po e vërtetë që kam marrëdhënie shumë të mira me kolegët si nga Kosova ashtu dhe nga Shqipëria dhe i falënderoj shumë për përkrahjen që më kanë dhënë. Së shpejti do të jem në bashkëpunim me disa prej tyre.

Kush është “Bebe me rrebe”?

Shota Baraliu .2Ouuu…, shumë shpejt e morët vesh hahhahah… kjo është kënga ime e re e punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku. Është një këngë mjaft ritmike me një tekst të nxehtë, të cilës do t’i bashkëngjis se shpejti edhe klipin.

Sa mendon se do të jetë e suksesshme kjo këngë?

Ma merr mendja se publiku ka për ta pëlqyer vërtet. Ka një tekst mjaft provokues dhe besoj se secili do ta gjejë vetën në këtë këngë.

Të gjitha këngët i keni të lançuara si singëll. Kur do t’i përmblidhni në një album?

Është e vërtetë që të gjitha i kam të lançuara si singëll. Arsyeja është dominimi i piraterisë por natyrisht që do t’i mbledhë të gjitha në një album.

Me cilët nga këngëtarët kosovarë apo shqiptarë do të donit të bënit një bashkëpunim?

Shota Baraliu .3Kosova dhe Shqipëria ka mjaft këngëtarë të mirë për të cilët kam shumë respekt, por për duet sigurisht që do ta bëj me një këngëtarët nga Kosova. Nuk do të mungojë edhe me një këngëtaret sexy nga Shqipëria. Këto dy bashkëpunime do të jenë pas vitit të ri.

Jeni duke punuar ndonjë këngë për momentin?

Po jam duke punuar një këngë për “Top Fest”. Më shumë detaje nuk po i zbuloj, le të mbetet surprizë.

Po sa i përket aktrimit sa jeni e angazhuar?

Natyrisht që nuk e kam lënë pas dore edhe aktrimin, jam në xhirim të një filmi i cili do t’i kushtohet luftës në Kosovë dhe kam një rol protagonist. Po ashtu jam e angazhuar në serinë mjaft popullore “Familja Moderne”, e cila shfaqet në Radio televizionin e Kosovës.

A do të mund të zgjidhnit mes këtyre dy profesioneve?

Absolutisht jo, janë dy gjëra që më bëjnë të ndihem e kompletuar dhe e lumtur njëkohësisht.

Sa është e rëndësishme pamja e jashtme për ty dhe sa investoni tek ajo?

Shota Baraliu .1Sigurisht që pamja e jashtme është e rëndësishme për çdo femër. E rëndësishme është edhe bukuria e brendshme të cilën jo çdokush mund ta ketë. Përsa i përket investimit në pamje kohët e fundit jam tepër e angazhuar dhe s’kam kohë as të merrem me vetën por prapë s’jam keq apo jo??? (qesh).

A duhet doemos që një këngëtare të jetë e bukur?

(Qesh) e padiskutueshme, por po të ketë edhe bukurinë dhe zërin do të ishte një kombinim ideal.

Çfarë konsideroni si gjënë më të rëndësishme në jetën tuaj?

E padiskutueshme që është familja ime dhe miqtë e mi, të cilët gjithmonë i kam pasur pranë vetes.

Jeni e dashuruar?

Me plot kuptimin e fjalës JO. Por në kërkim të princit hahaha (qesh)

Si duhet të jetë mashkulli yt ideal?

Të mos fillojmë me ato filozofitë e femrave që duhet të ketë bukuri shpirtërore bla bla bla..(qesh) ai duhet të jetë: i sinqertë, i respektueshëm, xhentil, duke mos harruar edhe “Super bukurinë” hahhahah.

Si e kaloni kohën e lirë, dilni shpesh?

Kohëve të fundit kam pasur shumë pak kohë të lirë dhe nuk dal fare. Por me të gjetur pak kohë lexoj, shoh filma dhe shpeshherë më gjeni edhe në palestër.

Shota Baraliu .4Jeni dehur ndonjëherë? Si keni reaguar?

Jo aq shumë sa për të mos mbajtur mend veprimet e mia.

Cila është gjëja që vlerësoni më shumë tek vetja?

Sinqeritetin, zemërgjerësinë, vullnetin për punë dhe sensin e humorit që nuk më ka munguar kurrë.

Cila është gjëja që iu nervozon më shumë?

Ka shumë gjëra që më nervozojnë p.sh, thashethemet, gënjeshtrat, paragjykimet dhe fjalët e tepërta.

Cili është thashethemi i fundit që keni dëgjuar për veten?

Sipas gazetave shqiptare jam në prag të martesës, hahhaha.

Planet tuaja për të ardhmen ?

Jam në përmbyllje të një viti mjaft të suksesshëm, plane për vitin e ardhshëm kam shumë. Disa prej tyre vetëm sa i përmenda, ndërsa të tjerat le t’ia lëmë kohës.

Intervistoi: Fjolla Sinani
Revista Shqip
YouTube Preview Image