Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi: Gëzuar Kosovë, sot dy vjetorin e pavarësisë

February 17, 2010   | Politika

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZIKËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Nr.11|10

Ulqin, më   16.02 2010

URIM PRESIDENTIT TË KOSOVËS Z. FATMIR SEJDIU

I nderuar z. President Sejdiu !

Në emër të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi pranoni urimet ma të sinqerta dhe vëllazërore  me rastin e dy vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë përvjetor të  rëndësishëm për popullin e Kosovës,mbarë kombi Shqiptarë,por dhe ne shqiptarët në Malin e Zi, jemi të gëzuar për sukseset e shtetit të ri të Kosovës si shtet i pavarur e sovran.

Krahas sukseseve i nderuar President janë edhe shumë sfida tjera të mëdha për forcimin e shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës në funksion të përmirësimit të jetës dhe sigurisë së popullit të Kosovës,ëndërr kjo e kamotshme e bijave e bijve më të mirë të cilët dhanë edhe jetën dhe u sakrifikuan për Kosovën siç është sot.

Ne shqiptarët në Malin e Zi jemi të bindur se Kosova me Ju në krye z. President dhe me përkrahjen e popullit të Kosovës do të dijë të përballet me të gjitha sfidat e reja bazuar edhe në rrugën e trasuar nga Presidenti Rugova.

Ne urojmë që mençuria dhe përkushtimi Juaj për shtetin e Kosovës me ndihmën edhe të  aleatëve tanë në botë me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundësojë që Kosova shumë shpejt të aderojë në bashkësinë e shteteve Evropiane dhe të integrohet në aleancën e madhe Euroatlantike.

Arritjet i shtetit të Kosovës z. President janë një gëzim i madh për të gjithë Shqiptarët kudo që ndodhen,duke përfshi edhe ne shqiptarët si popull autokton në Malin e Zi.

Kryetari,
Tahir Tahiri

http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/Video/2076.flv