FORCA: Do t’i ankohemi Gjyqit Kushtetues nëse miratohet modeli i propozuar zgjedhor

February 23, 2010   | Politika

Forca_logoForca e re demokratike FORCA , nëse modeli i propozuar i përfaqësimit të pakicave në parlament do të miratohet , do ti ankohet Gjyqit kushtetutes , por nuk do të heq dorë nga pjesëmarrja në zgjedhjet lokale , u njoftua nga kjo parti.
Me modelin e propozuar zgjedhor , për pakicat që përbëjnë më tepër se 2 për qind të banorëve të Malit të Zi cenzusi zgjedhor do të jetë prej 04 deri në 07 për qind , varësisht nga përgjigja përfundimtare. Nënkryetari i FORC-ës Genci Nimanbegu deklaroi se kjo zgjedhje paraqet shkelje të kushtetutës dhe të dispozitave për përfaqësimin autentik dhe proporcional të pakicave.
Ai theksoi se FORCA i konsideron zgjedhjet lokale shumë të rëndësishme bile të barabarta me ato parlamentare , sepse kjo parti përpiqet për decentralizimin e pushtetit në Mal të Zi.

TVCG

3