Në sallën e Komunës së Ulqinit u organizua takimi tradicional i 8. Marsit

March 8, 2010   | Lajmet / Vijesti

gezuar-8-marsin-_gezim-hajdinagaPër nder të 8. Marsit – Ditës së Nënave në sallën e Komunës së Ulqinit u organizuar takimi tradicional ku përveç të punësuarave në organet e komunës ishin dhe ata të organeve republikane dhe sipërmarrjeve ku ajo është themelues.Të pranishmet i përshëndeti kryetari i Komunës z. Gëzim Hajdinaga i cili edhe me këtë rast theksoi që grate në çdo segment e kanë justifikuar plotësisht besimin e dhënë dhe se ata përherë mund të llogarisin në përkrahjen e ekzekutivit të Ulqinit. Më tej ai nënvizoi që energjia dhe kontributi intelektual i grave mbetet një bazament i rëndësishëm për Ulqinin dhe Malin e Zi që po i ofrohen çdo ditë e më shumë familjes evropiane.

Edhe këtë Tetë Mars për të gjitha të pranishmet ishin përgatitur dhurata simbolike.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga