Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunime për turizmin dhe kulturën – Video

March 8, 2010   | Politika

Predrag Nenezic_Ferdinand XhaferrajMinistri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Ferdinand Xhaferraj bëri një vizitë në Republikën e Malit të Zi ku ishte i ftuar nga dy homologët e tij Ministri i Turizmit z. Predrag Nenezic dhe Ministri i Kulturës, Sporteve dhe Mediave z. Branislav Micunovic. Qëllimi i takimit me Ministrin e Turizmit të Malit të Zi, ishte kryesisht prezantimi i një projekt draft marrëveshjeje me qëllimin institucionalizimin e ideve të përbashkëta në shërbim të shkëmbimit të përvojave të ndërsjellta dhe insifikimin e bashkëpunimit për sa i përket zhvillimit të turizmit midis dy vendeve. Në takimin që u zhvillua ditën e premte, Ministri i Turizmit të Republikës së Malit të Zi, pasi i uroi mirëseardhjen ministrit Xhaferraj, prezantoi zhvillimin e turizmit në Malin e Zi duke sjellë shembuj nga transformimet e dukshme që ka pësuar ky sektor në këtë vend, që nga thithjet e investitorëve, kategorizimi i hoteleve dhe përafrimi i tyre drejt standardeve me të cilat operojnë sot vendet më të zhvilluara të Evropës. Ai theksoi rëndësinë që zë infrastruktura në zhvillimin e turizmit si dhe kultura e një vendi. Gjithashtu vuri në dukje bukurinë e bregdetit shqiptar, si edhe të natyrës, duke theksuar se potenciali dhe resurset që mbart Shqipëria janë shumë të mëdha. Përveç kësaj, ajo që ne kemi të përbashkët, theksoi ai, është se Budva, Kotorri, Butrinti janë trashëgimi kulturore në mbrojtjen e UNESCO, prandaj mund të përdoren për të synuar në thithjen e tregut turistik nga Japonia, Amerika dhe Kanadaja. Në fjalën e tij, ministri Xhaferraj, falënderoi homologun për ftesën dhe ndër të tjera i shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit të Malit të Zi, duke vlerësuar eksperiencën dhe traditën që ky vend ka në fushën e turizmit. Ministri Xhaferraj, bëri një pasqyrim të hollësishëm të zhvillimit të deritanishëm të turizmit në Shqipëri, duke theksuar se tashmë kemi krijuar një qëndrueshmëri të tregut turistik. Qeveria jonë, theksoi ai ka ndërhyrë në krijimin e kushteve të favorshme në infrastrukturë, të cilat i shërbejnë turizmit, duke përmendur kështu investimet në Gjirin e Lalzit, por duke qenë bashkëpunues me vendin tuaj do të jemi me efektive për konsumatorët turistik dhe në thithjen e tregjeve të huaja, duke u bërë me komplimentare dhe jokonkurrues, një mesazh ky i cili u përkrah dhe nga ministri malazez.
Predrag Nenezic_Ferdinand Xhaferraj.2Xhaferraj i kërkoi homologut, mbështetjen për asistencë juridike në fushën e legjislacionit në turizëm, eksperiencat dhe modelet që ata kanë ndjekur në klasifikimin e hoteleve, realizimin e programeve të përbashkëta në promocion, me qëllim për ta bërë me atraktive ofertën turistike. Po ashtu, u ndanë mendime të përbashkëta për organizimin e tureve me krocera, midis dy brigjeve, dhe dy kulturave. Të dy homologet ndanë të njëjtin mendim se mbështetja nga krerët e qeverive respektive për të nxitur këtë bashkëpunim është mjaft e dukshme dhe premtuese për te ardhmen e turizmit të dy vendeve.

Gazeta Sot
VIDEO TV IN
http://www.rtvin.me/flv/05_03_post_turizam.flv