Gjukanovic: Serbia ta harrojë rolin e liderit në rajon – Video

March 11, 2010   | Rajoni / Region

Milo ?ukanovi?PODGORICË- Kryeministri malazez Milo Gjukanovic ka kritikuar ashpër Serbinë, duke e akuzuar se ka për qëllim ta paraqesë Malin e Zi si “shtet kriminal”. Në një intervistë për TV malazez Gjukanovic ka thënë e Beogradi synon ta komprometojë shtetin malazez dhe të tregojë se Mali i Zi nuk ka kapacitete juridike që të jetë shtet i pavarur.

E gjitha kjo tregon, tha Gjukanovic, se problem thelbësor nuk është qëndrimi malazez ndaj Kosovës, por problem thelbësor është pavarësia e Malit të Zi dhe ata nuk janë pajtuar me të drejtën e Malit të Zi që të marrë vendime të veta. “Problem tjetër është se Serbia pretendon për pozicionin e liderit në rajon, por që dikush të jetë lider duhet paraprakisht të zgjidhë problemin e kriminelëve të luftës, të zgjidhë nëse ata që kanë bërë krime në Srebrenicë janë heronj apo kriminelë, dhe të tregojë më shumë aftësi për zhvillimin e marrëdhënieve me fqinjët”. ka thënë Gjukanovic.

Kryeministri malazez ka theksuar se Serbia ka probleme me të gjitha shtetet e rajonit, me Kroacinë, Bosnjën, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi. “Megjithë qëllimin logjik të Serbisë që të jetë lider në rajon, herë-herë me fodullëk këtë e shndërron në kundërshti të veten, për fat jo me ato pasoja sikur në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar”, ka nënviziuar Gjukanovic.

(m.a/BalkanWeb)
VIDEO TV IN
http://www.rtvin.me/flv/10_03_post_premijerski_sat.flv