FORCA: Mendimi i KE dhe Komisionit të Venecias do të jetë i favorshëm – Video

March 13, 2010   | Politika

Genci Nimanbegu_FORCAFORCA e re demokratike shpreson se vendimet e Këshillit të Evropës dhe të komisionit të Venecias mbi tekstin punues të plotësimeve dhe ndryshimeve të legjislaturës zgjedhore do të jenë të favorshme , edhe pse ekspertët ndërkombëtarë do të kenë probleme që të analizojnë qëndrimet e ndryshme për këtë çështje , deklaroi deputeti i kësaj partie Genci Nimanbegu.
Deputetet e Kuvendit miratuan dje konkluzionin sipas të cilit Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias do ti dergohet në ekspertizë teksti punues i ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve.
Ai vlerësoi se debati kuvendar ka treguar se procesi i miratimit të legjislaturës zgjedhore është problematik duke vlerësuar se do të jetë e vështirë që të arrihet shumica e dy të tretave. Ai konsideron se afati për miratimin e këtij dokumenti , 30 prilli do të tejkalohet , sepse nuk ka kohë të mjaftueshme për rikthimin e procedurës

TVCG

YouTube Preview Image