Hana Cakuli në“Top fest ” ndryshon strategji

March 14, 2010   | Lajmet / Vijesti

Hana Cakuli.1.“Top fest ” ndryshon strategji, këtë vit këndohet vetëm live
Top Fest 7” këtë vit mesa duket nuk do të jetë festivali i të gjithëve.
Drejtori artistik, Dorian Gjoni, që ka marrë përsipër të organizojë këtë festival të Muzikës Moderne, thuhet se ka menduar të ndryshojë tërësisht strukturën e organizimit dhe përzgjedhjes së këngëve.
Kështu që nga dhjetëra këngë që jemi mësuar të dëgjojmë nga edicionet e viteve të kaluara, dhe që seleksionoheshin në fund të garës, këtë vit gara do të zhvillohet me konkurrentë të përzgjedhur.
Është menduar se do të bëhet një përzgjedhje që në fillim e këngëtarëve, dhe në festival do të konkurrojnë shumë pak konkurrentë.
Kjo është menduar për faktin, se këtë vit është menduar që nata  finale e çmimeve të organizohet “live”, që ne te njajten mynyr edhe Hana Cakuli gjat këtij edicioni të 7 me radhë do këndoje live dhe për këtë do të shikohet mirë aftësia e këngëtarëve, që munden të përballojnë të kënduarin direkt.  Gjithsesi dihet, shumë prej këngëtarëve që konkurrojnë në “Top fest” janë të paafirmuar më parë, dhe madje ky festival ka shërbyer për këngëtarët e rinj të muzikës moderne si trampolinë.
Në “Top Fest-in” e vitit të kaluar konkurruan emra të njohur këngëtarësh dhe grupesh muzikore.
http://www.facebook.com/topfest

YouTube Preview Image