Asnjë gjurmë për peshkatarin e zhdukur ulqinak

March 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

Zhdukja e Bilal Kurtit tekGuri i GjeranashUlqin, 15 mars – Shpëtimtarët vazhdojnë për ta kërkuar trupin e peshkatarit të mirënjohur ulqinak, Bilal Kurti /54/, i cili në mëngjesin e së enjtes së kaluar u zhduk pa gjurmë, pasi ka hyrë në det nga delta e Portmilenës në Plazhin e Madh të Ulqinit.
Banorët e Lagjes së Peshkatarëve supozojnë se Bilali është mbytur afër Gurit të Gjeranave, ku ka qenë edhe “selia” e tij e peshkimit. Në fakt, aty janë gjetur edhe disa pjesë të rrjetave të peshkimit, ka raportuar KosovaLive.
Kryetari i Klubit të zhytësve “Dolcinium” të Ulqinit, Ibrahim Milla, thotë se uji i turbullt i detit, temperatura jashtëzakonisht e ulët, rreth 10 – 11 gradë celzius, janë pengesat kryesore të kërkimit nën det. Ai shton, se përkundër këtyre vështirësirave, zhytësit do të vazhojnë aktivitetin e tyre për të gjetur peshkatarin e humbur.
Familjarët, të afërtmit dhe kolegët, që nga momenti i lajmit për humbjen e Bilalit, qëndrojnë në ankth në deltën e Portomilenës, duke pritur ndonjë zë për fatin e peshkatarit aq shumë të pasionuar, Bilal Kurti.

Koha Ditore