Mali i Zi dhe Kroacia në “luftë” për turistë

March 22, 2010   | Rajoni / Region

Plazha e madhe UlqinPodgoricë, 22 mars – Mali i ZI dhe Kroacia, sipas shumë medieve, aktualisht po zhvillojnë “luftë të qetë” për turistët që do t’i vizitojnë verën e ardhshme. Kroacia vlerëson se shërbimi i tyre i mirë është ajo që i rekomandon, ndërsa Mali i Zi përdorë recetën e njohur të Mediteranit lindor dhe jugor, çmimet shumë të lira.
Megjithatë, ministri malazez i turizmit, Predrag Neneziq, thekson se nuk ka “luftë turistike” dhe shpjegon se Kroacia dhe Mali i Zi nuk janë konkurrente “për shkak të kushteve të ndryshme natyrore, nivelit të zhvillimit, kapaciteteve të akomodimit, por edhe disa preferencave strategjike. Prandaj, të dyja vendet nuk mund të konsiderohen konkurrente”, raporton B92.
Neneziq shton se paraqitja e përbashkët e dy vendeve mund të jetë veçanërisht e rëndësishme për tërheqjen e turistëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe nga kontinenti i Amerikës Veriore.

Koha Ditore

2