Hajdinaga mori pjes në ekspoziten e piktorit akademik Gjergj Noc Martinit

April 2, 2010   | Kulturë / Kultura

Hajdinaga na otvranju izlozbe akademskog slikara Djerdja Noc Martinija.6Ulqin: Ekspozitë e piktorit Gjergj Noc Martini
Ulqin, 3 prill-  Në kuadër të kremtimit të Ditës së Komunës, në Galerinë moderne të Qendrës së Kulturës së Ulqinit, në mbrëmjen e së premtes para një audiroriumi të jashtëzakonshëm, të ardhur nga Podgorica, Prishtina, Shkodra, Tirana dhe diaspora u hap ekspozita e njerit ndër piktorët më të spikatur shqiptar në Malin e Zi, Gjergj Noc Martini, i cili tash gjysmë shekulli jeton në kryeqytetin malazias, Podgoricë, raporton KosovaLive.
Anton K. Bershaj, i ardhur nga Prishtina, duke folur mbi opusin krijues të piktorit ulqinak Gjergj Noc Martini tha se emocionet bivalente, koloriti i dritave dhe personazheve malësore shqiptare, dinamika e jetës, aroma e Mediteranit e imazheve të Shtojit të tij të lindjes, karakterizojnë pikturën e këtij mjeshtri të arteve pamore.
Ndërkaq, shkrimtari i njohur, me prejardhje shqiptare nga Deçani, Zuvdi Hoxhiq-Berisha thotë për KosovaLive se Gjergj Noc Martini, pas Gjelosh Gjokajt, është piktori më i mirë bashkëkohor shqiptar, jo vetëm në Malin Zi. Shprehjet e tij individuale edhe monumentale, ritmet stilistike, elementet fantastike, komponimi i figurave malësore të vendlindjes, ndërtojnë terësinë e fokusit të autorit, shprehet Zuvdiu.
Ish – nxënësi i tij në Gjimnazin e Ulqinit të fillimit të viteve ‘70, publicisti Dr. Nail Draga thotë se profesor Gjergji vazhdimisht ka inkurajuar talentët e rinj dhe mbi këto baza sot kemi një plejadë të tërë piktorësh shqiptarë në Mal të Zi që kanë dalur dhe janë afirmuar nga “shkolla “ e tij.

Koha Net

Hajdinaga na otvranju izlozbe akademskog slikara Djerdja Noc Martinija


Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga