Dinosha: Shqiptarët ndikuan në pavarësinë e Malit të Zi – Video

April 6, 2010   | Shtypi / Mediji

Ferhat Dinosha“Pavarësia e Malit të Zi ka qenë shumë e mirë dhe paradhomë e pavarësisë së Kosovës”. Ky ka qënë komenti i Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Malit të Zi, Ferhat Dinosha, partia e të cilit është në qeveri që prej 12 vjetësh. Në “Shqip” ai u shpreh se shqiptarët nuk kanë mundur të firmosin një dokument për të drejtat e tyre.

“Ne vitin 2000 nuk kemi firmosur dot një dokument për statusin e shqiptarëve në Malin e Zi. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është parti parlamentare që në ’98-en dhe parti qeveritare që në vitin 1998. Krahu i kryeministrit aktual Gjunakovic doli kundër politikës së Milloshevicit dhe ne u bashkuam me të. Në vitin 1998 u zhvilluan zgjedhje të parakohshme dhe UDSH vendosi që të afrohet në qeverinë e Malit të Zi, prandaj prej 12 vjetësh jemi edhe parti qeveritare”, thekson Dinosha.

Ai shtoi se arritja kryesore e Malit të Zi është dalja nga sistemi komunist dhe rrugëtimi në sistemin kapitalist. “Ngjarjet që u ndodhën shqiptarëve të Ballkanit në fund të shekullit që shkoi, lejojnë të thuhet se shqiptarët e Malit te Zi sot janë më mirë. Ulqini është një prag të një bumi turistik, i cili do ta sjellë qytetin në pozicionin e një qëndre turistike për të gjithë rajonin”, përfundon Dionosha.

Top Channel



3