Unioni Demokratik i Shqiptarëve garon bashkë me PDS-në e Gjukanoviqit

April 11, 2010   | Shtypi / Mediji

Ferhat Dinosha_Millo Gjukanoviq_koalicionPodgoricë, 10 prill – Partitë politike shqiptare në Malin e Zi shihet qartë se as në këto zgjedhje lokale, të cilat do të mbahen më 23 maj, nuk do të jenë të bashkuara për të arritur rezultate sa më dinjitoze në Ulqin, Plavë, Tuz, Tivar e Podgoricë.
Derisa në Malësi, Ulqin e Podgoricë, shumica e subjekteve politike nacionale shqiptare vazhdojnë të hamenden dhe i zvarrisin negociatat për koalicione eventuale, Unioni Demokratik i Shqiptarëve /UDSH/ i është bashkangjitur Partisë Demokratike të Socialistëve /PDS/, të kryeministrit Milo Gjukanoviq.
Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviqit, së bashku edhe me tri parti tjera qytetare dhe nacionale, do të garojë në Podgoricë, duke pasur përballë koalicionin opozitar Demos, që kësaj radhe pretendon ta marrë pushtetin në Podgoricë.
Sipas burimeve të informuara mirë, KosovaLive  ka mësuar se, PDS në listën e përbashkët zgjedhore do të ketë 29 vendet e para, 5 do të jenë të socialdemokratëve, ndërsa nga një do të kenë UDSH-ja dhe dy parti të tjera me parashenja kombëtare, Partia Boshnjake dhe Partia Liberale Malazeze.

Koha Net
http://forca.me/images/stories/videos/shqip_2.flv

2