Genta në “Balkan Music Awards”

April 12, 2010   | Lajmet / Vijesti

Genta në “Balkan Music Awards”Nis “lufta” edhe mes këngëtareve shqitarë si; Mariza, Flori, Elvana, Soni dhe Genta, në garën e vitit për BMA.
Nëse Eurovizioni është një ëndërr jo e mundur për të gjithë, një “Balkan Music Awards” mund të bëjë realitet punën dhe vullnetin e gjithë artistëve ballkanikë. Për herë të parë në Ballkan organizohet festivali “Balkan Music Awards”, ku çdo vit do të jenë në konkurrim këngët më të mira të shteteve të Ballkanit (11 shtete), videot më të mira për çdo shtet e përsos mjaft çmimeve të tjera, do të zgjidhet edhe kënga më e mirë e Ballkanit në harkun e një viti.

Kështu jo vetëm artistët e Ballkanit, por në këtë rast ata shqiptarë do të kenë edhe një trampolinë të re vlerësimi. E në këtë rast, juria është vetë publiku. Fansat e tyre do të votojnë këngët dhe këngëtarët shqiptarë përmes mesazheve.

Festivali që ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti, këtë fund mars bëri klasifikimin e fundit dhe aktualisht janë përzgjedhur konkurrentët që do të shkojnë në finalen në 16 maj, që do të organizohet në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë edicion të parë, artistët shqiptarë që janë përzgjedhur në bazë të votimeve në internet në faqen e festivalit janë:

  • 1. ‘PLAY BACK’ – FLORI
  • 2. ‘E DI’ – MARIZA IKONOMI & ERIK
  • 3. ‘TURN U ON’ – ELVANA GJATA
  • 4. ‘ZEMËR PA KURDISUR’ – SONI MALAJ
  • 5. ‘SI PANTER I ZI’ – GENTA

Ndërkaq, nga këngëtarët dhe bandat e Ballkanit që do të marrin pjesë në këtë festival përmendim disa prej të njohurve edhe në Shqipëri si: AKCENT, Morandi, (Rumani), Elena Paparizou, Anna Vissi (Greqi), LEPA BRENA (Serbi), etj.

Festivali

Më 30 mars 2010, në Sofje, u bë prezantimi i nominimeve të edicionit të parë të “Çmimeve muzikore ballkanike 2010”. U bë prezantimi i të nominuarve dhe të kategorive. Në kategorinë “Kënga më e mirë e Ballkanit” do të konkurrojnë të gjitha shtetet ballkanike dhe nënkategoritë janë:

  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Shqipëria”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Bullgaria”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Bosnja dhe Hercegovina”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Greqia”;
  • “Kënga më e mire e Ballkanit nga Rumania”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Kroacia”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Serbia”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Sllovenia”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Turqia”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Maqedonia”;
  • “Kënga më e mirë e Ballkanit nga Mali i Zi”.

Kjo ceremoni do të lançohet nga Televizioni Publik Bullgar, ndërsa në çdo shtet do të ketë një media partner që do ta prezantojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘live’.
Për të zgjedhur “Këngën më të mirë të Ballkanit” të secilit shtet, votimi do të jetë me SMS.

Votimi ka filluar më 31 mars dhe mbaron më 17 prill, ora 24:00. Më 20 prill do të prezantohen fituesit e secilit prej shteteve ballkanike. Këngët fituese të secilit shtet do konkurrojnë për të zgjedhur fituesin e kategorisë “Kënga më e mirë e Ballkanit” dhe votimi do të jetë ‘live’ në ditën e ceremonisë, më 16 maj 2010.

Për kategoritë si vijojnë:

  • “Këngëtari më i mirë i Ballkanit”;
  • “Këngëtarja më e mirë e Ballkanit”;

“Videoklipi më i mirë i Ballkanit”, do të votohet ne ueb-sitin e televizionit www.balkanika.tv, i cili fillon më 31 mars dhe mbaron më 13 maj të 2010-ës.

Stafi i ‘Balkanika Music Television’ vendosi që “Çmimin e nderit për kontributin dhe popullarizimin e muzikës së Ballkanit” e merr Ana Vissi – këngëtarja e njohur greke.

(Bluetooth)
YouTube Preview Image