Ulqini në një libër xhepi

April 13, 2010   | Turizmi / Turizam

Gjithçka e nevojshme për një turist fillestar që viziton Ulqinin. Guida “Welcome to Ulqin – Ulcinj Montenegro”,është një ftesë tjetër për të huajt për të vizituar Ulqinin.Duhet botuar sipas stilit të guidave në Perëndim, si një liber xhepi, kjo guidë duhet të ofron informacion interesant, praktik dhe të lehtë për t’u përdorur. Ky botim duhet të përbëhet nga 50 faqe, ilustruar me foto me ngjyra, të realizuara nga nga Ulqini dhe rethina e saj me palazhe dhe pejzazhe të nryshëme.Libri duhet të permban të dhëna për pozitën gjeografike, popullsinë, historinë (përmbledhje e shkurtër), klimën, parqet kombëtare, bregdetin, pyjet, gjuhën, fenë, organizimin e shtetit, drejtuesit e shtetit (që nga pavarësia dhe në ditët e sotme) ekonominë, pikat më tërheqëse turistike, si mund të vihet në Ulqin, si mund të udhëtoni në Mal të Zi, distanca midis qyteteve, akomodimi, restorantet më të preferuara, llojet tradicionale të ushqimit në Ulqin, jeta e natës, jeta kulturore, si mund të merret një vizë, cilat vende kanë të drejtë që shtetasit e tyre të hyjnë në Mal të Zi pa vizë, numrat e domosdoshem të telefonave duke përfshirë prefikset e rretheve, sherbimi shëndetësor, shërbimi urban, taksive, trenave, trageteve etj. Kapituj të tjerë të përmbajnë të dhëna për qytetet historike të Mali të Zi, qendrat më tërheqëse arkeologjike në Mal të Zi.
Duhet të mos mungojnë informacionet edhe rreth traditave shqiptare në Ulqin, festivet lokale, kombëtare,internacionale madje dhe një fjalor i shkurtër gjuhësor me shprehjet më të nevojshme për të komunikuar në shqip dhe ne gjuhet tjera.

Ulqin – Ulcinj Photo  Gallery

http://video.zoover.nl/media/play/2010/01/20100125130811_025.flv