Mali i Zi synon ta lidhë autostradën me Kosovën

April 15, 2010   | Shoqëria / Društvo

autostrada Mali i z_KosovePodgoricë, 15 prill – Ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit në Mal të Zi, Andrija Lompar, duke folur për autostradën e Adriatikut, ka thënë se procedura tenderuese ende nuk përfshin marrëveshjen për një aks të veçantë të autostradës që lidhet me Kosovën, mirëpo nuk e ka mohuar se kjo mund të realizohet një ditë.
“Në një të ardhme sigurisht se do të bisedohet edhe për këtë çështje, ngase do të rrisë frekuentimin e trafikut nga Bari, nëpërmjet Malit të Zi”, ka thënë ministri Lompar, shkruan B-92, të mërkurën.
Mali i Zi, sipas tij e ka prioritet projektimin dhe ndërtimin e një pjesë të autostradës që lidh Detin Adriatik me Detin Jon, e që kalon edhe nëpër Malin e Zi. Ky projekt ka shanse që të realizohet me partnerët kinez.
“Për t’u realizuar kjo, paraprakisht duhet nënshkruar një marrëveshje ndërshtetërore. Më 25 prill presim një delegacion kinez të nivelit të lartë, dhe njëra nga temat do të jetë autostrada”, ka thënë Lompar.

Koha Net