Anjeza Shahini: Nese i dashuri me kthen kurrizin, do e hidhja nga krevati

April 17, 2010   | Lajmet / Vijesti

anjeza_shahiniAjo është një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare sot. Ka shkëlqyer me interpretimin e saj të fundit në Festivalin në Radio Televizion, me këngën “Në pasqyrë””, ku edhe u vlerësua me vendin e dytë. Por sot këngëtarja Anjeza Shahini do të vijë në “Bluetooth” ndryshe. Në intervistën me të nuk do të flasim për muzikën dhe impenjimet muzikore, por për një temë tejet intime, siç janë marrëdhëniet e saj me shtratin.
Sa kohë kalon zakonisht në krevat?
Në darkë bie vonë e nëse kam pushim fle deri vonë, por dëshirë nuk kam shumë që të fle gjatë, pasi më duket humbje kohe.
Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?
Ah… unë po u shtriva, jam e bindur që dua gjumë.
Preferon të flesh me pizhama, të brendshme apo lakuriq?
Pizhamat në dimër, ndërsa në verë me të brendshme, por prapë me merakun mos ftohem (qesh).
Çfarë bën tjetër në shtrat: ha lexon, sheh TV apo…?
Lexoj natën, ha mëngjesin dhe preferoj internetin më shumë se televizionin.
Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?
Shtrati për mua është relaks dhe reflektim.
Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?
Bobooo…. si bie në darkë nuk e gjej veten asnjëherë njësoj në mëngjes.
Po kur je më të dashurin?
Lexoj përralla (qesh).
Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?
Gjithmonë flas para se të fle. Kam pasur shoqe dhome motrën dhe asaj ja shkatërroja gjumin deri sa të më zinte mua.
Preferon të mbulohesh shumë apo pak?
Shumë!
A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?
Nuk para pëlqej të flas në telefon kur jam në vendin e relaksit, sidomos në mëngjes nuk dua të flas fare.
A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?
Lojrat me jastëk më kujtojnë fëmijërinë kur luanim, por edhe tani kur mblidhemi si dikur ja nisim luftës prapë.
A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?
Jo shpesh, pasi rëndësi ka të më zërë gjumi, pastaj jam në rregull. Por ato raste kur nuk e bëj gjumin e qetë, janë ato ditë kur kam një merak ose ankth për diçka që duhet të bëj të nesërmen e që duhet të ketë rëndësi tek unë, sidomos kur duhet të zgjohem herët.
Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër?
Ah… filloj sherrin po të më zënë hapsirën time (qesh).
Kur jeni vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?
Unë në përgjithësi fle vetëm, por nuk e torturoj fare jastëkun.
Si do të ndiheshit nëse i dashuri ju kthen kurrizin?
Oh, shumë keq. Do e hidhja nga shtrati (qesh).
Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?
Po të ketë arritur që prekja të më ketë zgjuar, do e zgjoja me kujdes, ta ndihmoja mos po sheh ndonjë ëndërr të keqe!
Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?
Vë alarmin në orarin që duhet të zgjohem.
Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Shoh orën e nëse nuk jam vonë kam kohë të ha mengjesin dhe të pi kafenë aty, se vetëm kështu e nis ditën mbarë.
Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?
Kur nuk gjej hotelin me kushtet e duhura dhe kur shërbimi në mëngjes i bie derës.
Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni: Ç’dreqin dua këtu?
Jo.
Ku preferoni të flini përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Në karrige, se më duket sikur jam akoma zgjuar e nuk po shpenzoj kohë duke fjetur.

Revista Bluetooth
YouTube Preview Image