Çfarë ndodh me shqiptarët në Mal të Zi

April 20, 2010   | Shtypi / Mediji

Të gjithë kanë një histori, të gjithëve u ndodhin ngjarje nga më të ndryshmet, të gjitha këto mgjarje në opinion përcillen me shpejtësi dhe ajo që meriton një analizë është pozita e shqiptarëve në Mal tëZi. Historia ka dëshmuar dhe gjithnjë vazhdon të dëshmojë se ne edhepse në trojet tona etnike akoma jemi pjesë e kombit shqiptar që vuajtëm nëpër periudha e që kurrë nuk arritëm të dëshmohemi se jemi vetja, kurrë nuk punuam me kokën tonë për të dëshmuar se jemi faktor dinjitoz në qëllimet tona dhe kjo po vazhdon akoma të na përsëritet! Çështja është sa jemi në veprimet tona të organzuar, cilët janë shkaqet pse ndodhemi këtu ku ndodhemi, kujt i shërbejmë dhe a ia vlenë të vazhdojmë me moton: ti për mua-unë për ty? Shqiptarët në Mal të Zi mu për këtë formuan parti politike për të organizuar popullin, por që më vonë u dëshmua se këtë organizim e kishin për rahati të vetën. Ata në vend që të unifikojnë luftën politike për zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve në Mal të Zi, vazhdojnë që këtë luftë ta parcializojnë për interesa të ngushta personale. Kjo praktikë e të vepruarit të liderve shqiptarë këtu na çon në konkludimin se nëse më heret fajin për pozitën tonë e hodhëm tek të tjerët, sot çfarë bëjnë këta për të mirën e masës, cili është kontributi i tyre për gjendjen në të cilën jemi, a e thanë ndonjëherë të vërtetën përveç se retorikë, premtime për ngjarjet pa pasur ndonjëherë program, platformë, vendim për fatin e bashkëkombasve të tyre? Rrugët e filluara që nga heret duken sheshazi se janë trasuar pa një infrastrukturë politike e cila do të ishte bazë e veprimeve të mëvonshme, ndaj organizimi po vazhdon të jetë i mangët, i vonuar dhe i pafuqishëm për të arritur cakun e dëshiruar. Paaftësia e gjetjes së një strategjie afatgjate na ka sjellur këtu ku jemi. Ruajtja e miqsisë me miqtë tradicional ka bërë që ne të dalim qesharak karshi vetvetës, po edhe ndaj të huajve gjë që për momentin duket i pazgjidhur lëmshi, dhe për këtë dihen fajtorët. Me vetë mënyrën se si komunikojmë, ndaj kujt i drejtojmë kritikat pa dhënë alternativa e duke humbur shumë kohë me luftën e brendshme, që nga thashethëmet  për njëri-tjetrin duket se disharmonia që na ka kapluar nuk na lejon për t’i bërë mirë hesapet.

Pavarësisht kush është pozitë e kush opozitë, dobësitë tona vahdojnë brënda kombit tonë në këto kohë të vështira ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi. Edhe njëra edhe tjetra palë me gjithë luftën që zhvillojnë  dëshmojnë se hallin nuk e kanë për bashkëkombasit, thjeshtë kjo është luftë për poste, për pozita, ndaj të njëjtit sot shikohen si fajtorë kujdestarë të komunitetit të këtueshëm. Atyre edhe mund tu vijë keq për thëniet që bëjmë, por kjo është e vërteta, kjo e vërtet është dëshmuar gjatë kësaj periudhe dhe kjo nuk lejon arritje më të madhe se kaq për ne shqiptarët e shkapërderdhur anë e mbanë botës. Fajin nuk guxojmë ta kërkojmë tek të tjerët, ai është këtu brenda nesh dhe këshu do të vazhdojë për sa kohë nuk gjejmë rrugën e duhur, për sa kohë jemi të prirur për pozita, për sa kohë nuk i kemi njerëzit tanë të bashkuar rreth një qëllimi të përbashkët. Këshu si sot edhe më heret shqiptarët në Mal të Zi kishin përfaqësues në organet e pushtetit, ata i kritikuam për kohën dhe pasojat që na sollën, dhe sot po ta krahasojmë këtë me të kaluarën llogaritë na dalin se askush tjetër nuk u ka sjellur shqiptarëve ndarje më shumë se këta të sodit. Kritikat e bëra se ata ishin aty ku vendosej për ne janë më pak të dëmshme se kritikat që duhet drejtuar këtyre të sodit ku secili “tërhjekë” në rrugën e vet, ku kemi të instaluar persona jo të duhur  për postet që mbajnë, ndaj jemi këtu në këto pozita dhe nuk mund të përparojmë falë këtyre që çdo gjë pozitive dëshirojë ta përshkruajnë si meritë të vetën pa menduar anën tjetër, atë të vuajtjes të pjesës më të madhe të shqiptarëve në Mal të Zi.

Për fatin tonë të keq kjo po dëshmohet çdo ditë duke e bër gjithnjë e më të vështirë situtën tonë falë këtyre që vazhdojnë me përçarje brenda vet komunitetit të ktueshëm duke mos zjedhur metoda për t’i varfëruar ata të lënë të papunë, pa sigurim social, pa perspektivë për vete dhe familjarët e tyre, kurse disa prej këtyre të zgjedhur me votën e popullit janë instaluar në fotelet e Parlmentit të Malit të Zi, në ministri, në pushtetin lokal dhe gjithnjë vazhdojnë të kërkojnë votën e atyre që për gjitha këto vite i mbajtën me premtime pa rezultate, e për t’i mbështetur për mur.Këta ose nuk shohin se janë demoduar, ose bëhen sikur nuk shohin  dhe nëse dëgjohet zëri i ndonjërit prej tyre, të njëjtit e marrin për marketing politik me qëllim që nesër të sulmojnë, sepse sulmi është arma më e mirë për t’u mbrojtur. Tani le t’i harrojmë të gjitha, të njëjtit janë hedhur në luftë për fitore të reja për të fituar në zgjedhjet lokale duke u marrë me të kaluarën, se kanë bërë këtë e atë, pa dhënë ndonjë shpresë për të ardhmen dhe kështu vazhdojnë që historisë t’i bashkangjesin fitoret e tyre të famshme. Tani për këtë kohë sa ka mbetur deri në zgjedhje këta janë në nevojë për mbijetesë dhe sapo të kalojnë “lumin, të dh… kalin” duke vazhduar kështu deri në pafundësi për gjendjen në të cilën e kanë katandisur këtë popull. Rëndësi ka që këta të mos pranojnë asnjë faj, të mos jenë vetkritik për atë çfarë kanë punuar dhe kundërshtarët politik t’i shikojnë me urrejtje për faktin e vetëm pse thanë e shkruan të vërtetën.

Shaban Peraj Facebook
Gazeta55.al
http://forca.me/images/stories/videos/shqip_1.flv