Mali i Zi, partitë shqiptare në udhëkryq para zgjedhjeve

April 20, 2010   | Shtypi / Mediji

koalicionet shqiptare ne mal te ziPodgoricë – Partitë shqiptare në Malin e Zi kanë mbetur në një udhëkryq sa i përket koalicioneve për zgjedhjet lokale të 23 majit.
Deri më tani, vetëm Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka siguruar koalicionin me Partinë Demokratike të Socialistëve në dy komunat me shumicë shqiptare, Ulqin dhe Tuz.
Për të pranuar këtë koalicion, UDSH ka kërkuar nga socialistët e Gjukanoviçit përkrahjen për referendumin mbi statusin e Komunës së plotë të Tuzit.
Ndërkohë, partitë e tjera shqiptare kanë mbetur në një udhëkryq për sa i përket koalicioneve për këto zgjedhje. Kryetari i subjekti politik parlamentar, Iniciativës Qytetare të Malësisë, Vasel Sinishtaj deklaroi sot se gjatë dy ditëve të ardhshme duhet të përfundohen negociatat me aleatët e tjerë shqiptarë, Lidhjen Demokratike në Malin e Zi, dega në Malësi dhe me Alternativën Shqiptare. Sinishtaj thotë se partia e tij i ka bërë këtyre dy subjekteve ofertën më të mirë.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike, dega në Malësi, fundjavën e kaluar u ka dërguar ftesë për koalicion partive shqiptare.
Socialdemokratët e Ulqinit, përfundimisht janë përcaktuar që të shkojnë vetëm në zgjedhje, duke u shkëputur nga koalicioni “Për Ulqinin evropian” që ka ekzistuar gjatë mandatit të kaluar vendor me UDSH-në dhe PDS-në.

Gazeta Start
http://forca.me/images/stories/videos/shqip_1.flv