Deklarate nga Forca e Re Demokratike”Dita e Planetës”

April 22, 2010   | Shoqëria / Društvo

Dita PlanetesUlqin, 22.04.2010
Nr.69/10

Me anë të kësaj deklarate, Forca e Re Demokratike dëshiron të shpreh mbështetjen e saj për Ditën e Tokës dhe të solidarizohet me të gjithë ata që anembanë botës ia dedikojnë këtë ditë  vetëdijësimit për gjendjen e mjedisit.
Ne si forcë politike i konsiderojme të një rëndësie të veçantë përpjekjet në nivel ndërkombëtar dhe shtetëror për të minimizuar ndryshimet klimatike qe vijne si pasoje e efektit njerëzor, për të ruajtur biodiversitetin, për të mundësuar një zhvillim të qëndrueshem dhe për të promovuar burimet e rinovueshme energjitike.
Forca i ka  integruar këto shqetësime në programin e saj politik duke i vendosur si prioritete.
Ne mendojmë se në Komunën e Ulqinit gjendja e ambjentit lë shumë për të dëshiruar duke patur parasysh sidomos gjendjen e Porto Milenes apo ndertimet masive pa leje.
Forca e Re Demokratike ka në plan gjithashtu  jo vetëm  zgjidhjen e këtyre problemeve por edhe shftyrtëzimin e qendrueshëm ekonomik dhe promovimin e vlerave të natyrës sonë duke nxitur agro-turizmin, nxitjen e bujqësisë organike, të turizmit dhe sporteve në natyrë,  si dhe  mundësimin e mirëadministrimit të pasurive tona natyrore si bregdetit tonë, luginës së Bunës, liqenit të Shkodrës dhe
Shasit.


Shërbimi Informativ i Forcës

2