Dinosha ne koalicion me DPS-ne

April 22, 2010   | Shtypi / Mediji
Foto nga Arkivi

Foto nga Arkivi

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Ferhat Dinosha deklaroi se partia e tij në komunën e Ulqinit dhe Tuzit do të shfaqet në koalicion me DPS dhe Partin Boshnjake, njofton sot portali Malesia.
Ai i ka thënë për “Vijesti” se UDSH nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet në Podgoricë, por ajo do të mbështesë koalicioni e bashkuar rreth kryebashkiakut të Podgoricës Miomir Mugosha. “Në Podgoricë, lista jonë do të përkrahin DPS -në me përcaktimin e disa gjërave të cilat nuk janë në fazën parazgjedhore, por do të ndodhin pas zgjedhjeve. Këtu mendoj në kuotat e caktuara në punësim si dhe në vendet e punës në administratën komunale”, tha Dinosha.
Edhe pse më parë ishte i paralajmëruar formimi i një koalicioni të gjerë shqiptarë në Tuz, deri tek kjo marrëveshje nuk erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve rreth bartësit së listës për Tuz.
Përfaqësuesit e Alternativës Shqiptare, Iniciativës Qytetare dhe Lidhjes Demokratike, sipas informatave jozyrtare, kanë kërkuar që bartës i listës të jetë Ferhat Dinosha, kurse ai bëri thirrje për marrëveshje ndërpartiake që i pari në listë për Tuzin të jetë nga radhët e DPS.
Krerët e tri partive shqiptare nuk janë pajtuar as me propozimin e Dinoshës që në Podgoricë të hyjnë në koalicion parazgjedhor me DPS, duke paralajmëruar se lidhjet e mundshme të diskutohen më mirë pas zgjedhjeve, kur mandatet do të kenë vlerë më shumë.
Dinosha ka thënë se ai priste një marrëveshje, pasi nga partia më e lart në pushtet mori sigurime të forta se në mandatin e ardhshëm ndoshta do ishte e mundur që të jenë në gjendje të organizojnë referendumin për qytetarët e Malësisë mbi statusin e ardhshëm të Komunës Urbane të Tuzit.
“Unë mendoj se kam këtë marrëveshje me DPS, dhe këto ditë do ta konkretizojmë. Në fazën e parë, kam menduar se do të ketë subjekte që këtë do ta shikojnë si mënyrën më të mirë, por në finale nuk duel në këtë mënyrë. Megjithatë dyert janë të hapura për bashkëpunim dhe pas zgjedhjeve”, deklaroi Dinosha.

Tani mbetet dilema se a do të arrihet një marrëveshje në mes Alternativës Shqiptare, Iniciativës Qytetare dhe Lidhjes Demokratike për të formuar një koalicion për zgjedhjet në Tuz dhe Podgoricë.
Kryetari i Bashkimit Demokratik të boshnjakëve dhe myslimanëve Rifat Veskoviq ka deklaruar se “lista e boshnjakëve e myslimanëve, një” në zgjedhjet e ardhshme lokale në Tuz do të dalin në koalicion me Partin Socialiste Popullore (SNP) dhe me Lëvizjen për Ndryshime (PZP). Kryetari i deritashëm i partisë së Veskoviqit në Podgoricë dhe Tuz Omer Hasanagiq tha dje se ai dha dorëheqje “për shkak të përgjegjësisë së vet ndaj aktivistëve dhe votuesve të partisë së tyre.”

PDS (DPS) në Ulqin me siguri do të paraqitet në koalicion me UDSH dhe PSD (SDP), paralajmëroi Kryetari i PDS (DPS) për Ulqinin Luigj Shkrelja. Ai tha se koalicioni do të jetë i hapur edhe për partitë e tjera, kryesisht për Partin Boshnjake. “Unë jam i sigurt se koalicioni do të fitojë shumicën absolute,” është shpreh i bindur Shkrelja. Ai kujtoi se DPS dhe UDSH para zgjedhjeve të 2006 bëri një hap historik në bashkimin e koalicionit i cila më vonë bindshëm fitojë.
“Një atmosferë e çuditshme ishte atëherë në Ulqin, për shkak se disa njerëz nuk kanë mundur të kuptojnë lidhjen e partive qytetare me kombëtare. Mbaj mënd se për shkak të pengesave të tilla kombëtare-patriotike nuk kemi mundur së bashku as të fotografohemi.. Sot situata është ndryshe dhe unë jam i kënaqur që ne ishim të parët që e thyem akullin, “tha Shkrelja.
Ai zbuloi që para zgjedhjeve të 2006 Kryetari i Komunës Ulqinit Gëzim Hajdinaga (UDSH) ka marrë një letër nga një udhëheqës i opozitës i cili e rreptësisht e paralajmëron që nuk guxon të bëjë koalicion me DPS.
“Ai i shkroi se edhe një ose dy ditë para zgjedhjeve nuk është tepër vonë të ikin nga koalicioni dhe të kthehet në vendin, ku i takon”. Për fat të mirë, Hajdinaga e ka kuptuar zhgënjimin e atij politikani. Atë letër e ruaj edhe sot”, tha Shkrelja.

ALBEU.COM