Hajdinaga: Botimi i fotoalbumit me krojet në territorin e Komunës së Ulqinit

April 23, 2010   | Lajmet / Vijesti

Hajdinaga me krojet në territorin e Komunës së UlqinitKomuna inicon dhe do të  mbështesë përgatitjen dhe botimin e fotoalbumit ku do të përfshihen krojet në territorin e Komunës së Ulqinit.
Kryetari i Komunës së Ulqinit z.Gëzim Hajdinaga, organizoi takimin e radhës me studiuesit dhe mjeshtarat e fotografisë së qytetit tonë.
Këtë radhë ai u ndal dhe elaburoi nismën për përgatitjen e një  albumi ku do të përfshihen krojet në tërë territorin e Komunës së Ulqinit, legjendat që lidhen me ta dhe harta se ku gjenden.
Ky propozim u përkrah njëzëri nga të gjithë të pranishmit.
U la që brenda javës së ardhëshme të ofrohet dokumentacioni përkatës, të dilet në terren dhe të bëhet seleksionimi i materialit.
Parathënien e albumit do ta shkruaj Prof. Dr. Ruzhdi Ushaku, ndërkohë që Dr.Bahri Brisku dhe Mr.Riza Rexha do të hulumtojnë legjendat që kanë të bëjnë me krojet dhe burimet përreth territorit të komunës tonë.
Studiuesit përshëndetën nismën e komunës për riparimin dhe   valorizimin e këtyre vlerave dhe vënijen e tyre në funksion.
Fotoalbumi do të jetë  i përgatitur në disa gjuhë dhe një pjesë e mirë e tirazhit do t’i ofrohet organizatës turistike.
Në të njëjtin takim u fol dhe për angazhimet që janë bërë për sigurimine materialeve arkivore që kanë të bëjnë me Ulqinin nga Arkivi i Zarës.
Kryetari Hajdinaga edhe njëherë përsëriti qëndrimin që komuna është e gatshme që të mbështesë studiuesin në udhëtimin e tij  drejtë Zarës pasi janë bërë të gjitha përgatitjet dhe sigurimi i materialit tashmë mund të cilësohet si i kryer.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga
Reklam: Spoti i koalcionit ”Per Ulqinin Evropian”
YouTube Preview Image

24