Në Kuvendin e Malit të Zi debat i nxehtë për komunat e reja

April 25, 2010   | Rajoni / Region

Hollaj_Nimanbegu_BardhiNë Kuvendin e Malit të Zi, sot u zhvillua një debat plot tensione rreth organizimit të ri territorial të Malit të Zi.
Tre deputetët shqiptarë, Mehmet Bardhi, Genci Nimanbegu dhe Amir Hollaj, më herët i kanë adresuar kryeparlamentarit, Ranko Krivokapiq dy amendamente në Draftin e ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi, të cilët kanë të bëjnë me avancimin e komunës Urbane të Tuzit, në komunë e plotë, ndërkohë që kjo kundërshtohet nga deputetet e shumicës parlamentare të Malit të Zi.
Opozita dhe Partia social demokratike në mbledhjen e Këshillit kuvendor për sistemin politik në këtë projekt ligj propozuan amendamentet për komuna të Golubovcit, Gucisë, kurse për komunat e Tuzit dhe Petnjicës u rikthyen për ripunim.
Këto amendamente u kundërshtuan nga anëtarët e PDS në këtë këshill. Mirëpo, gjatë debatit të sotëm, përfaqësuesi i Qeverisë, ndihmës ministri i punëve të brendshme, Dragan Pejanoviq, për shkak të shumë amendamenteve të propozuara nga deputetet e kuvendit, vendosi që ta tërheq nga rëndi i ditës, deri në shqyrtimin e ri.
Deputetet e Kuvendit në vazhdim të seancës së sotme do të duhej që të deklarohen për ndryshimet e Ligjit kushtetues, me të cilin afati për harmonizimin e legjislaturës zgjedhore me aktin më të lartë juridik do të shtyhet deri me një janar të vitit të ardhshëm.
Gjatë debatit të djeshëm për këtë temë, arsyetimi i koalicionit në pushtet, nga rrallët e të cilit është paraqitur propozimi, ishtë se përmes forcimit të kodit aktual për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve, të sigurohet legaliteti i zgjedhjeve lokale të majit.
Opozita e kritikoi pushtetin për shkak të mos gatishmërisë për marrëveshje për zgjidhjet kontestuese të kodit zgjedhor dhe zvarritjen e harmonizimit me Kushtetutën.
Nëse miratohet ky propozim ligj, kjo do të ishte hera e katërt te shtyhet afati për harmonizimin e kodit zgjedhor me kushtetutën, i cili skadon me 30 prill.

TVCG

2