Fitues i konkursit ndërkombëtar të fotografisë “Të rinjtë pa kufij” është Vinko Prenkoçaj nga Trieshi

April 29, 2010   | Ngjarjet - Events

konkursi nderkombetar te fotografise _Te rinjte pa kufij_Ulqin.8

Juria profesionale e përbërë nga Ante Bakoviq, Arben Aliaj, Renata Mashanoviq, Skënder Kurmemi dhe Edita Kordiq parmbërmë në Qendrën për Kulturë të Ulqinit shpalli fituesit e Edicionit të pestë  të konkrusit të fotografisë me temë “Të rinjtë pa kufij” organizuar nga Forca Rinore.
Çmimin e parë e mori Vinko Prenkoçaj nga Trieshi , i cili fitoi edhe një statu simbolike dhe 300 euro. Çmimi i dytë  dhe 200 euro iu dha Emil Toskës nga  Tirana, kurse çmimin e  tretë dhe 100 euro i mori Ana Miranoviq nga Tivari.  Nga 100 euro morën edhe Elvir Resylani dhe Enis Katana nga Ulqini  të cilët kanë bërë fotomantazhën dhe MMS fotografinë më të mirë.
Organizatori shpërbleu  edhe anëtarin e jurisë  Ante Bakoviq  për kontributin e tij pesëvjeçar në organizimin e konskursit tëpërmendur të fotografisë.  Kryetari i jurisë Arben Aliaj nga Fieri  tha se në  konkursin e sivjetshëm ndërkombëtar të fotografisë , i cili ka qenë i hapur nga data 15 mars deri më 15 prill, kanë  konkuruar më se 120  adhurues të fotografisë nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia dhe shtoi se  vlera artistike e fotogravive konkuruese dëshmon se  fotografët e rinj shqiptarë nga treva të ndryshme të hapësirës mbarëshqiptare  po ndjekin me vullnet e pasion mjeshtrit e mëdhenj të fotogrtafisë siç janë Marubi, Gjon Milli etj. Ndarjes së çmimeve i parapriu  një program festiv kulturoro -arftistik dhe një film dokumentar kushtuar  traditës së  fotografisë në Ulqin. Në emër të Forcës së Re Demokratike Forca të pranishmit i përshëndeti kryetari Nazif Cungu i cili falënderoi të rinjtë e Forcës Rinore për realizimin me sukses të këtij projekti, që ka synim kryesor afirmimin e fotografëve të rinj nga hapësira gjithëshqiptare dhe vendeve të rajonit.   Sipas Cungut konkursi i fotografisë organizuar nga Forca Rinore përveç se tubon  fotografët e rinj nga shtete dhe popuj të ndryshëm të rajonit është një traditë e cila  fisnikëron dhe  pasuron jetën kulturore të shqiptarëve në Malin e Zi, kurse  Ulqinin e bën krenar. Në fund të kësaj ngjarje të shënuar kulturore u hap ekspozita e fotgrafive më të mira të cilat u pëlqyen nga publiku i shumtë  dhe u organizua një koktej.

Gjeke Gjonaj
Ulqin

1