Partit shqiptare në Tuz bëjnë koalicion

April 30, 2010   | Shtypi / Mediji

tuziNë saje të sugjerimeve dhe kontributit të diplomacisë shqiptare dhe nënprefektit të Malësisë së Madhe, Sutki Ndreca, bashkohen në një listë partitë shqiptare në Malësi për të garuar në zgjedhjet lokale të datës 23 maj, njofton KosovaLive.
Pas negociatave të shumta, të tejzgjatura, të shoqëruara edhe me debate të ashpra, madje edhe akuza të ndërsjella për gjendjen e krijuar në spektrin politik në Malësi, tri partitë kryesore shqiptare në këtë trevë, Lidhja Demokratike, Iniciativa Qytetare dhe Alternativa Shqiptare, fal sugjerimeve dhe ndërhyrjes së diplomacisë, ato gjeten formulën e kompromisit.
Marrëveshjen për koalicion e nënshkruan Nikollë Camaj nga Lidhja Demokratike, Vasel Sinishtaj nga Iniciativa Qytetare dhe në emër të Alternativës Shqiptare, kryetari i saj, Gjergj Camaj.
Njohësit e rrethanave në Malësi thonë se kjo bashkërenditje e subjekteve shqiptare edhe është dëshiruar nga tërë trupi votues në këtë trevë.
Kryetari i Iniciativës Qytetare, Vasel Sinishtaj deklaroi të enjten për KosovaLive se jashtë marrëveshjes mbeti Lëvizja për Komunë, e kryesuar nga Angjell Gojçaj, sepse siç tha Sinishtaj, ai kishte kërkesa të papranueshme për subjektet shqiptare.
“Mendojmë se marrëveshja e arritur do të ndihmojë votuesit shqiptarë të Malësisë për të përkrahur alternativën më të mirë, e kësaj radhe është kjo e partive nacionale shqiptare”, mendon Sinishtaj.
Sigurisht se do të ishte shumë pozitive që Tirana apo Prishtina të kontribuonte për bashkimin e partive shqiptare, por ato kandidojnë në zgjedhje shumë të përçara.

Koha Net

1