Shota Baraliu gjobitet nga policia

May 5, 2010   | Lajmet / Vijesti

Shota BaraliuFundjava e kaluar nuk ishte dhe aq e këndshme për këngëtaren kosovare, Shota Baraliu. Ajo së bashku me shoqen e saj, këngëtaren Valza Bajra, kanë udhëtuar nga Kosova për në Shqipëri, më saktësisht për në Durrës, për të ngrënë drekë atje. Gjatë rrugës, Shota ka pasur disa momente të vështira pasi është ndaluar nga policia dhe pas kontrollit është gjobitur dhe i është marrë patenta. “Isha në Shqipëri, së bashku me këngëtaren, njëkohësisht dhe shoqen time Valëza Bajren. Udhëtuam për në Durrës për të ngrënë drekë. Në autostradë na ndaloi policia, dhe jo vetëm që më gjobiten, por ma morën edhe lejen e qarkullimit”, – tregon Shota. Sigurisht që shpejtësia e madhe në rrugë ka detyruar policinë që të veprojë kështu.

Panorama Plus


YouTube Preview Image