Konferencë për media – Programi i Forcës

May 7, 2010   | Lajmet / Vijesti

Nazif_Cungu_Forca e re_picnikUlqin, 7.05.2010
Nr: 76 /10
Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar qytetar

Sot do të bëjë prezantimin e Programit zgjedhor të Forcës së re demokratike për zgjedhjet lokale 2010 për Komunën e Ulqinit
Me të ardhur në pushtet në Komunën  e Ulqinit Forca do ti përmbahet programit të detajuar zhvillimor, një program konkret dhe i realizueshëm.
Administrimi i pushtetit lokal – FORCA do të nis procesin e hartimit të planit strategjik të komunës së Ulqinit duke thirrur ekspert të njohur vendas dhe të huaj, dhe duke siguruar një proces transparent dhe gjithëpërfshirës.
Gjithashtu miratimi dhe fillimi i zbatimit të Planit Hapësinor të Ulqinit ka për të qenë një ndër hapat e para të ndërmarra nga FORCA në mënyrë që të ndalë kaosin e deritanishëm urban dhe ti hapi rrugën zhvillimit të mirë organizuar e të qëndrueshëm të Komunës së Ulqinit.
Komuna do të aplikojë transparencën e plotë duke qenë gjithnjë e më e hapur me qytetarin, mediat dhe shoqërinë civile duke garantuar një luftë  pa kompromis kundër korrupsionit.
Forca do të garantojë punësimin sipas meritave dhe shpërblimin e punonjësve në varësi të  talentit, përkushtimit dhe etikës profesionale duke iu dhënë  fund praktikave të deritanishme të punësimeve të  politizuara.
Të  drejtat nacionale – Për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Mal të Zi FORCA jo vetëm që do të përdorë instrumentet dhe legjislacionin shtetëror dhe do të bëj presion pranë pushtetit qendror por, në mënyrë të veçantë, si asnjë forcë tjetër politike shqiptare deri tani, do të përdor gjerësisht legjislacionin dhe institucionet ndërkombëtare.
FORCA do të përpiqet për të  mundësuar marrëveshje bilaterale midis Malit të Zi dhe Shqipërisë  ose Malit të Zi dhe Kosovës që të kenë si qëllim përmirësimin  e gjendjes së pakicës shqiptare në Malin e Zi.
Decentralizimi i pushtetit – Ngritjen e nivelit të decentralizimit dhe konsolidimin e vet-administrimit lokal të Komunës së Ulqinit FORCA e ka një ndër prioritetet e sajë thelbësore. Për të realizuar këto objektiva FORCA do ta transformojë administrimin e Komunës së Ulqinit në një shembull të mirë në gjithë Malin e Zi në mënyrë që kjo komunë të fitojë më shumë besim për ta merituar dhënien e  më shumë kompetencave.
Të  mirat Detare – Padrejtësia dhe diskriminimi vihen re qartë tek zbatimi i këti ligji duke diskriminuar Komunën tonë ndërkohë që gjendja është krejt ndryshe në Komuna tjera të bregdetit. FORCA premton që me marrjen e pushtetin do të përdor çdo mjet legjitim që është në dorë të Komunës për ti përdorur resurset natyrore në shërbim të banorëve.
Kthimi i pronave – FORCA është e angazhuar që të përdorë të gjithë mundësit ligjore brenda Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian për të mundësuar zgjidhjen e problemit të pronave. Ajo do përpiqet në nivel lokal dhe qendror që pronat e ish pronarëve, pa dallim përkatësie, të kthehen dhe po ashtu do t’iu drejtohet gjykatave vendase ose të huaja për të realizuar këtë qëllim.
Punësimi – FORCA premton që për 4 vitet e ardhshme do të krijojë kushte për hapjen e të paktën 1500 vende të reja pune.  Zbatimi i programit tone ekonomik do të mundësojë një zhvillim intensiv në Komunën e Ulqinit dhe do të mundësojë hapjen e vendeve të shumta të punës duke e zvogëluar papunësinë dhe varfërinë që mbizotëron në komunën tonë.
Turizmi – FORCA do të bëjë përgatitjet për realizimin e Master planit të turizmit për Ulqinin dhe ndërtimin e komplekseve të hoteleve të kategorisë së lartë. Planet urbanistike  dhe ndërtimi i infrastrukturës komunale do të jenë punët më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në interes të banorëve. Forca ka programe të veçantë për përmirësimin e akomodimit privat.
Bujqësia Forca do të promovojë bujqësinë në Komunën e Ulqinit duke tërhequr investime, ndihmuar me financime, subvencionime dhe kreditime me kushte të volitshme, sidomos për blerjen e makinerive bujqësore, plehrave kimik, insekticideve apo pesticideve, farërave dhe fidanëve.
Nëpërmjet partneritetit publiko-privat ne do të promovojmë hapjen e qendrave të  grumbullimit dhe distribuimit të produkteve bujqësore, të bimëve mjekësore, fryteve të egra si dhe të frigoriferëve të specializuar për mirëmbajtje të prodhimit bujqësor.
Infrastruktura Komunale FORCA ka si qëllim që më së pari të bëhet Plani hapësinor i Ulqinit dhe të bëhet aplikimi i tij me rigoroz, si nevojë për zhvillimin afatgjatë të qytetit si vend turistik. Prioritetet e Forcës janë planifikimi dhe realizimi i rregullimit të Porto Milenës; rruga Ulqin-Sukobinë, rruga Pinjesh – Gjerana, ndërtimi i infrastrukturës për Zona industriale në Ulqin dhe Krythë të anës së Malit si zona strategjike për investime në industrinë ushqimore , artizanale dhe prodhimtari. Pastaj përmirësimi i Infrastrukturës komunale ( kanalizimi, Përpunimi i ujërave të zeza, ujësjellësi, ndriçimi i rrugës, trotuari ) në Ulqin dhe Shtojë.
Posta dhe ambulanca në Shtoj duhet të funksionoj gjatë tërë vitit.
Kultura – Objektet tona historike, për të cilat ia vlen të krenohemi në Ballkan falë FORCËS nuk kanë për tu lënë më pas dore, Kalaja e Ulqinit dhe Shasi do të mbrohen dhe restaurohen plotësisht. FORCA do të iniciojë themelimin e Teatrit kombëtar shqiptar në Ulqin si dhe themelimin e orkestrës profesionale muzikore pran Qendrës për kulturë.
Arsimi FORCA do të punojë në sigurimin e mjeteve materiale nga qeveria qendrore, donatorët ndërkombëtarë, fondet e buxhetit të Komunës dhe burime të tjera për të përmirësuar infrastrukturën shkollore të Komunës. Pastaj do të pasuroj bazën materiale dhe bibliotekat shkollare, për të financuar ndërtimin ose përmirësimin e ambienteve sportive të shkollave si dhe blerjen e instrumenteve muzikorë dhe mundësimin e programeve artistike në shkolla.
Dhënia e shpërblimeve dhe bursave për nxënësit më të mirë të Komunës së  Ulqinit për të motivuar përgatitjen e tyre sa më të  mirë shkollore.
Sport – Sportit do ti kushtohet vëmendje e posaçme i cili do të jetë ne funksion të rinjve dhe ngritjes së vlerave turistike.  Me fitoren tonë do të punojmë në përmirësimin e infrastrukturës dhe terreneve sportive
Diaspora FORCA është e vetëdijshme për rolin e pazëvendësueshëm të diasporës sonë në mundësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe ka planifikuar një program specifik për të mbajtur lidhje të ngushta me diasporën dhe për të nxitur bashkëpunimin më të.
FORCA do t’i japë mundësi diasporës që t’i dëgjohet zëri në Komunën së Ulqinit.
Bashkëpunimi me shoqërinë  civile Organizatat Joqeveritare kanë  për të patur statusin e vëzhguesit dhe konsultuesit gjatë  veprimtarisë zyrtare të Komunës së Ulqinit.
Ne besojmë  në fitoren tone me 23. maj.
Forca është  bashkim i njerëzve që kanë Vizion të qartë  të zhvillimit, program konkret ekonomik për të mirën e të gjithë banorëve të Komunës së Ulqinit.
FORCA ka ekip dhe kuadro, të cilët janë të aftë që të realizojnë këtë vizion dhe këto programe, njerëz që i mbajnë premtimet dhe kanë ndjenjë obligimi ndaj qytetarëve.
Ky program dhe njerëzit e duhur dhe me përvojë do të mundësojnë  zhvillimin e Komunës.
Me Forcën të  gjithë do të jenë fitues.

Ju falem nderit

Sherbimi per informim i Forcês

YouTube Preview Image

50