Ulqinit i dorëzohet ftesa për pjesëmarrje në Turneun Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tetova-2010”

May 9, 2010   | Sporti / Sport

Gezim Hajdinages _dorezohen_ftesa_per_pjesemarjeDorëzohen ftesat për pjesëmarrje ekipeve të Ulqinit dhe Bujanocit
Ekipet pjesëmarrëse që të dëshmojnë disiplinë, të tregojnë futboll cilësore, të fiton skuadra më cilësore dhe të vazhdojnë të afirmojnë vlerat e kulturës kombëtare.
Delegacion i K.O të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tetova-2010”
Një delegacion i Këshillit organizativë të edicionit të tetë me radhë të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tetova-2010” këto ditë ka qëndruar në Ulqin dhe në Bujanoc ku zyrtarisht ka dorëzuar ftesën për pjesëmarrje kryetari të Ulqinit Gëzim Hajdinaga dhe atij të Bujanocit Shaip Kamberi si dhe koordinatorëve të këtyre qyteteve Skënder Rexhës të Ulqinit dhe Nexhat Aliu të Tërnocit. Ftesat në emër të kryetarit të Komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexhetit i dorëzoi kryetari i Këshillit organizativ Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë “Tetova-2010”, Muzafer Livoreka i cili njëherë është edhe koordinator për Tetovë Kam nderin që në emër të kryetarit të Komunës së Tetovës prof.Dr Sadi Bexhetit dhe në emrin tim si kryetar i Këshillit organizativ t’ua dorëzoj ftesat për pjesëmarrje në edicionin e tetë të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë” tha ai.
Dy kryetarët Gëzim Ajdinaga i Ulqinit dhe Shaip Kamberi i Bujanocit me kënaqësi pranuan ftesën dhe kanë konfirmuar pjesëmarrjen e seleksionove të Ulqinit dhe Bujanocit dhe praninë e tyre në hapjen solemne gjegjësisht më mbylljen solemne. Kryetar i Ulqinit Gëzim Ajdinaga ka falënderuar kryetarin e Tetovës dhe siguruar se si personalisht do të jetë i pranishëm në këtë manifestim “Për shkaqe objektive ekipi nga qyteti ynë në dy edicione nuk ka marrë pjesë por kësaj radhe ju sigurojmë se do të jemi të pranishëm në këtë manifestim gjithëkombëtar.
Nga ana tjetër kryetari Bujanocit për manifestimin në fjalë se është një projekt mbarëkombëtar, për një projekt që është në frymën e bashkimit, integrimit kombëtar që zhvillohet në kuadër të integrimeve evropiane. “Ka rëndësi të veçantë që të unifikohet faktori shqiptar nëpër gjithësi në bazën e sportit po p[se edhe jo edhe më tepër se sporti” tha kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi
Dy kryetarët ai i Ulqinit dhe Bujanioci apeluan tek ekipet pjesëmarrëse që të dëshmojnë disiplinë, të tregojnë futboll cilësore, të fiton skuadra më cilësore dhe të vazhdojnë të afirmojnë vlerat e kulturës kombëtare.
Nga ana tjetër ditë më parë ftesa i është dorrëzuar edhe komunëssë Durrësit ndërsa të martën pritet ti dorrëhohet edhe Komunës së Pejës.
Përndryshe Këshilli organizativ i këtij manifestimi mbarëkombëtar “Tetova-2010” deri më tani është duke kryer punët sipas dinamikës së paraparë. Të përkujtojmë se janë caktuar katër shkollat nxënësit e të cilëve do të gostitin fëmijët na katër qytetet pjesëmarrëse si Durrësi, Ulqini, Peja dhe Tërnoci.


Yll Press