Soni Malaj nis nje jete te re ne Itali

May 12, 2010   | Lajmet / Vijesti

Soni Malaj ne Dancing With The Stars AlbaniaKëngëtarja Soni Malaj dhe balerini Mirko Luccarelli pas mbylljes së natës finale të spektaklit “Dancing with the stars”, kanë lënë Tiranën duke fluturuar drejt Italisë, vendlindja e balerinit. Soni ka pohuar vetë për gazetën “Panorama” se lë kështu Shqipërinë për të nisur një jetë të re në shtetin italian. Ndoshta ky vendim mund t’i japë mundësinë të provojë të tjera rrugë në karrierën e saj si këngëtare. Pas pesë muajsh njohjeje dhe aventurë televizive në “Dancing with the stars”, që u transmetua çdo javë në “Vizion Plus”, dy partnerët në vallëzim janë larguar me statusin e të fejuarve. Lidhja e tyre e komentuar si dashuri me shikim të parë, nuk ka kaluar thjesht si një flirt por mori kuptim vërtet, ndërsa dy artistët u afruan shumë me njëri-tjetrin gjatë provave intensive, që zhvillonin për të përvetësuar vallëzimet e çdo sfide javore. Pas skualifikimit të Sonit nga gara dy javë më parë, ajo vendosi t’ua prezantonte të afërmve Mirkon gjatë një udhëtimi ekzotik që bënë drejt Tropojës, vendlindjes së këngëtares. Edhe pse intimiteti i tyre kishte rënë në sy që në javët e para të spektaklit, Soni nuk e pohoi por as nuk e pranoi këtë lidhje. Mesa duket ajo kishte menduar që të mos e shpërqendronte vëmendjen e fansave tek kjo lidhjeje pasi i interesonte më shumë fitorja e garës. Gjithsesi ata nuk mundën ta fshehin dot intimitetin që kishin krijuar, me përkëdheljet dhe sjelljet gjithë dashuri që i jepnin njëri-tjetrin. Nuk dihet se çfarë lidhjesh ka pasur Mirko në Itali, por Soni e ka pranuar propozimin e tij ndërsa prej kohësh kishte deklaruar se ishte vetëm. Tani Sonit i mbetet të mendojë për një dalje të re si këngëtare, pasi ka hedhur në treg albumin e saj të fundit “Unik”. Ata kanë nëshkruar autografe gjatë ankandit që stafi i programit “Dancing with the stars” organizoi për nxjerrjen në shitje të veshjeve të këtij spektakli.

Panorama Plus

YouTube Preview Image