Forca e Re Demokratike kërkon punësim proporcional të shqiptarëve në Mal të Zi

May 13, 2010   | Shtypi / Mediji

trojet-shqiptare-nen-mal-te-zi.1Ulqin, 13 maj – Zonat etnike shqiptare në Malin e Zi, duke filluar nga Ulqini e deri në Rozhajë, janë mjediset më të pazhvilluara, ndërsa punësimi i komunitetit shqiptar është në nivelin më të ulët në Malin e Zi.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në strukturën e përgjithshme të banorëve të Malit të Zi, shqiptarët marrin pjesë me mbi 7 për qind, ndërsa të punësuar janë diku afro 0,5 për qind.
Forca e Re Demokratike, si subjekti më i madh aktual shqiptar në Ulqin, në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale të 23 majit, premton angazhime për rritjen e punësimit të shqiptarëve veçmas në nivelin e administratës shtetërore.
Nënkryetari dhe deputeti i kësaj partie parlamentare, Genci Nimanbegu, deklaroi ditën e enjte për KosovaLive se “nëpërmjet autoritetit të Komunës së Ulqinit, përfaqësuesve në Parlamentin e Malit të Zi, duke u mbështetur edhe në konventat ndërkombëtare, do të ushtrohet presion mbi Podgoricën që të rrisë numrin e shqiptarëve me përgatitje universitare të punësuar në administratë, ministri, gjyqësi, prokurori, arsim, polici e shëndetësi”.
Sipas subjektit politik shqiptar, Forca e Re Demokratike, në administratën e Komunës së Ulqinit, në ndërmarrjet publike komunale, por edhe në instancat shtetërore, në këtë mandat që tashmë po e lëmë pas, garnitura që ushtroi pushtetin vendor punësoi pa kritere edhe mbi bazat partiake.
Forca thotë se ka identifikuar edhe një sektor shumë të rëndësishëm të ngritjes ekonomike, të mirëqenies së shqiptarëve, sidomos në Ulqin, e ky është potenciali i madh i bujqësisë.
Forca e Re Demokratike premton se po të merrte pushtetin vendor në Ulqin, do të hapte mbi 1.600 vende të reja pune, prej tyre 600 në bujqësi dhe me këtë edhe do të frenonte emigrimin e shqiptarëve në vendet perëndimore.

Koha Net
Reklam: Forca e Re Demokratike

YouTube Preview Image

2