Adelina Tahiri ëndërron një duet me Xhastin Temberlake

May 18, 2010   | Lajmet / Vijesti

Adelina TahiriKëngëtarja simpatike Adelina Tahiri sapo ka edituar këngën më të re me titull “Manipulator”.  Me të dal kënga, këngëtarja ka marr komplimente të shumta për pamjen dhe bukurinë e saj rrezatuese në këtë videoklip. Këngëtarja ka thënë se në disa pamje që shfaqen gjatë filmit, ajo është inspiruar në filmin më të popullarizuar kohëve të fundit në botë, “Avatar”. Këngëtarja nga Shkupi thotë se nuk ka të dashur, por ajo është shumë e lidhur me muzikën dhe familjen e saj, veçanërisht me nënë e saj. Kohëve të fundit, Tahiri ka bërë edhe një reklamë për një firmë italiane që është përfaqësuese në Shkup.
Shumë shpejt, Adelina do të sjell edhe një këngë tjetër të re për të cilën nuk ka dëshirë të jap detaje, ndërkaq ëndërr e saj mbetet një bashkëpunim më këngëtarin Xhastin Temberlake.

YouTube Preview Image

1