Lëvizja Qytetare e Ulqinit “E Verteta” Dr.Isat Jakupi

May 18, 2010   | Politika

Ka shumë zhurmë ne Ulqin për ket Grup qytetarësh, por rrjedhojat janë shumë të pakta dhe mendohet se efikasiteti i saj levizje do jet e madhe. Lëvizja qytetare ku kryetari i saj asht Dr.Isat Jakupi i përmbajtur në dukje, është shumë më efikase pa cenzur dhe pa monopol politik. Kjo risi e kësaj lëvizje qytetare ulqinake ka qenë mesa duket edhe shkaku që nismëtarja e parë, lëvizja qytetare u prit në fillim me ftohtësi dhe u vu në shënjestër të kritikave meskine te Ulqinit.

Cilat ishin motivet që Dr.Isat Jakupi morri titull kryetarit te kesaj levizje?
E kam pranuar me kënaqësi të jem kryetar nderi i kësaj lëvizjeje thot Dr.Isat Jakupi , sepse i çmoj qëllimet e saj, çmoj thelbin dhe stilin e saj. Në rradhë të parë çmoj mendimin e saj ndërtues,ekonomik dhe prespektiv per zhvillimin e qytetit të Ulqinit. Kjo nuk është një lëvizje që bëhet për interesa partiake,pa cenzur partijake,ne nuk pajtohena me monopole partijake,ne kemi mendimin e lir,kemi energji, për mllefe, për revanshe ose për bujë. Nuk është një lëvizje qe shesim mllef,por energjia e saj e brendshme është pozitive e lirë dhe pa cenzur. Ajo dëshiron të ndreqë gjërat, me fjalë të tjera t’i bjerë këmbanës për një qëllim të caktuar. Veprimi i saj është i dyfishtë. E para të jetë e efektshme për zgjidhje problemesh, e dyta të sjellë në klimën politike shqiptare një kulturë të re qytetare, siç e ka dhe emrin lëvizja.
Brezi i sotëm i politikanëve shqiptarë ne Ulqin nuk ka asnjë të ardhme në qoftë se nuk do të bëjë një ndryshim themelor në thelbin e tij. Ky ndryshim është ulja e ethes politike në Ulqin. Kjo është e ngutshme. Në atmosferën e helmatisur të sotme, në atmosferën me kaq shumë trysni, nuk mund të ketë një politikë normale nëkomun të Ulqinit. Krejtë grupimet kryesore politike në Ulqin duhet të kuptojnë se në një pikëshikim nga lart, e theksoj, janë bashkarisht përgjegjës për fatet e vendit të tyre të Ulqinit. Partitë në pushtet duhet t’i japin mundësinë opozitës të marrë përgjegjësitë e saj dhe opozita nga ana e saj të bëhet e përgjegjshme për to. Dialogu, afrimi i  grupimeve kryesore politike nuk është një kërkesë etiko morale, kjo është një domosdoshmëri, është kusht i egzistencës së tyre. Me këtë përçarje, me këtë trysni që ka sot, klasa politike shqiptare në Ulqin e ka të pamundur të mbrojë interesat kombëtare, politike ose ekonomike të vendit. Ajo e ka të pamundur ta nxjerrë vendin nga varfëria që e ka Komuna e Ulqinit. Brezi i ri i politikanëve shqiptarë ndodhet padyshim midis nesh, brezi i ri do të jetë pikërisht ai që do ta kuptojë i pari këtë gjë që thashë më lart.
Lajme nga Ulqini

5